LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Me LDK-në në krye Kosova nënshkroi dy marrëveshjet më të rëndësishme në historinë e saj

Hoti: Me LDK-në në krye Kosova nënshkroi dy marrëveshjet më të rëndësishme në historinë e saj

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të hënën në Podujevë, se me LDK-në në krye të qeverisë, Kosova ka nënshkruar dy marrëveshjet më të rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë, marrëveshjen për MSA-në me BE-në dhe marrëveshjen me DFC-në amerikane.

“Ka qenë nderi i jetës sime që në Uashington e kemi nënshkruar marrëveshjen më të rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. LDK ka qenë në krye të qeverisë kur është nënshkruar MSA-ja. Kjo ndodh sepse partnerët tanë na besojnë dhe e dinë se ne punojmë për të ruajtur kursin perëndimor të Kosovës”, tha Hoti, thuhet në njoftimin për media.

Ai vlerësoi se oponentët e tij politikë nuk kanë kurrfarë vizioni për të ardhmen e Kosovës.


“Oponentë tanë në këtë garë, nuk janë të gatshëm për ballafaqim, nuk prezantojnë program as nuk janë të gatshëm për ballafaqim dhe me i lanë qytetarët të vendosin lirshëm. Njeri flet me megafon rrugës si në kohën e komunizmit, e tjetri lëshon fjalë të pamenduar dhe kur pyetet si bëhet kjo, thotë nuk e di por kështu me kanë thënë të them nëpër tubime”, tha kandidati i LDK-së.

Sipas Hotit, vetëm LDK është parti që garon me program të qartë për 4 vitet e ardhshme, andaj iu bëri thirrje llapjanëve që më datën 14 shkurt të votojnë LDK-në në numrin 132.

“Shteti nuk është ndërtuar për një ditë. Por me veprime vizionare hap pas hapi dhe LDK ka qenë në çdo proces të ndërtimit të shtetit. Por shteti mund të rrënohen për një ditë nëse preken themelet e tij. E synimet e këtyre oponentëve të majtë janë të tilla, prandaj ne nuk duhet t’i lejojmë”, tha Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Kalo në kategori