Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media pas mbledhjes urgjente të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka thënë se partitë opozitare kanë kërkuar një seancë të jashtëzakonshme për të ratifikuar tri marrëveshje ndërkombëtare të rëndësishme për Kosovën.
Hoti akuzoi kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin për ‘paralizën’ që i ka krijuar Kuvendit të Kosovës.
“Me kërkesë të opozitës, 53 nënshkrime të deputetëve kemi kërkua seancë të jashtëzakonshme për ratifikimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare që janë shumë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës. Këtë seancë e kemi ftuar pasi Kuvendi i Kosovës pothuajse është paralizuar, me insistimin e kryetarit të Kuvendit duke mos ftuar seanca të mëparshme të jashtëzakonshme të kërkuara nga opozita”, ka thënë Hoti.
Ai po ashtu theksoi se nuk ka rrugë tjetër pos zgjedhjeve të reja në vend. “ Nuk ka mbet rrugë tjetër përpos zgjedhjeve të reja”, shtoi Avdullah Hoti, raporton Telegrafi.
Ndryshe, në këtë seancë të jashtëzakonshme do të diskutohen këto tre pika të marrëveshjeve ndërkombëtare: Votimi i Projektligjit nr. 06/L-090 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian; Votimi i Projektligjit nr. 06/L-094 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin ‘Evropa për qytetarët’; Votimi i Projektligjit nr. 06/L-095 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kallëzim penal ndaj një 44-vjeçari në Sveti Nikollë, ka sulmuar fizikisht një të mitur
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane
MASH-Maqedoni: Këshilli për akreditim të arsimit të lartë mund të riorganizohet sipas modelit të atij hungarez
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane
Haradinaj: E kam një ndjenjë që do t’i befasojmë të gjithë me rezultat
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze