LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Ekipi negociator, Thaçi e Veseli me vlerësime kontraverse për marrëveshjen me Serbinë

Hoti: Ekipi negociator, Thaçi e Veseli me vlerësime kontraverse për marrëveshjen me Serbinë

Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë sot se Ekipi negociator siç e quajti ai dekorues, presidenti e kryetari i Kuvendit po japin vlerësime kontraverse për marrëveshjen me Serbinë e që po e brengosin çdo qytetar.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se me gjithë këto paqartësi, hile e përçarje, prapë akuzohet opozita se duke mos qenë pjesë e kësaj maskarade politike po e dobësuaka uniteti jonë në përballje me Serbinë.

“Ekipi negociator ‘dekorues’, Presidenti e Kryeparlamentari japin vlerësime kontraverse për marrëveshjen me Serbinë që po e brengosin çdo qytetar. Njëri thotë se nuk do të ketë ndryshim të kufijve, tjetri se do të bashkohet Lugina e Preshevës.  Njëri thotë se do të ketë shkëmbim të territoreve, e tjetri se do të respektohet Kushtetuta.  Njëri thotë se nuk do të humbim asgjë, e tjetri thotë  marrëveshja do të jetë e dhimbshme. Njëri thotë se në fund vendos Kuvendi, e tjetri thotë se vendoset me referendum. Dhe me gjithë këto paqartësi, hile e përçarje, prapë akuzohet opozita se duke mos qenë pjesë e kësaj maskarade politike po e dobësuaka uniteti jonë në përballje me Serbinë”, shkruan Hoti. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Lajme
Bekim Qoku për kolonat në kufi me Kosovën: Vonesat për

Bekim Qoku për kolonat në kufi me Kosovën: Vonesat për "One stop shop" janë në anën e Maqedonisë së Veriut

Lajme
Këshilli Kombëtar Shqiptar: Serbia po intensifikon sulmin ndaj shqiptarëve të Luginës, diskriminim i hapur dhe ndëshkim politik

Këshilli Kombëtar Shqiptar: Serbia po intensifikon sulmin ndaj shqiptarëve të Luginës, diskriminim i hapur dhe ndëshkim politik

Lugina
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

Lajme
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Kalo në kategori