Në vazhdën e takimeve mobilizuese me strukturat e partisë, kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, sot vizitoi edhe degën në Suharekë, nga ku kryeministrit në detyrë iu garantua se e ka mbështetjen e fuqishme të anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së.
Ndërkaq, kryeministri në detyrë, tha se “në këtë garë ne duhet t’i japim dy mesazhe. E para, LDK mbetet në rrugën drejt vendeve perëndimore, ndërsa e dyta, duhet t’u tregojmë njerëzve kush janë njerëzit kundër shtetit të Kosovës”.
Hoti i ka përgëzuar përfaqësuesit e degës në Suharekë për organizimin e shkëlqyeshëm, madje ka thënë se, shpreson që t’i jepet impuls edhe degëve përreth.
“Jemi në prag të një procesi zgjedhur dhe ju përgëzoj për këtë mobilizim të madh, por nuk është befasi, pasi Suhareka dhe LDK janë sikur një sinonim i njëra-tjetrës”, është shprehur Hoti.
“Pavarësisht disa fluskave, ne jemi këtu dhe kemi dëshmuar edhe më herët si dimë dhe mund ta kalojmë çdo situatë, madje edhe të tilla si ato me dhunë e me vrasje. Jam i sigurt se do të qëndrojmë edhe tash dhe në zgjedhje do të kemi rezultat shumë të mirë”, ka shtuar kandidati i LDK-së për kryeministër.
“Për këta shtatë muaj qeverisje, jemi munduar të tregojmë kulturën që e ka LDK në qeverisje, duke qeverisur me ligj, dinjitet e pastërti, por mbi të gjitha duke ruajtur kursin evropian e demokratik të zhvillimit të Kosovës”.
“Jemi para një gare e cila do të jetë bukur e rëndë, prandaj unë besoj se është momenti që edhe LDK të luajë rëndë, fuqishëm, por vetëm në kuptimin e artikulimit të qartë politik që e kemi ne dhe artikulimit të qartë para qytetarëve se kush janë të tjerët, me të cilët zhvillimet politike bënë që një kohë të ishim bashkë. Unë kam qenë njeriu i parë i LDK-së në atë Qeveri, prandaj e di se sa vështirë ka qenë të ruhen vlerat e LDK-së, të ruhet shteti i Kosovës nga orientimet e mbrapshta që filloi t’i marrë shteti i Kosovës”, është shprehur Hoti.
Ai ka potencuar se LDK e ka barrën të ruajë vlerën e shtetit, kulturën civilizuese, pavarësisht se nuk i lejohet të bëjë garë civilizuese.
“Për këtë arsye them se duhet të luajmë fuqishëm dhe t’i japim dy mesazhe: që Kosova nuk lëviz nga orientimi pro-perëndimor, sepse ky shtet është ndërtuar mbi këto vlera dhe e dyta, t’u tregojmë qytetarëve se kush janë këta njerëz, sepse ata nuk janë kundërshtarë tanë politikë, por kundërshtarë të shtetit të Kosovës”, ka theksuar Hoti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa