Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar se marrëveshja me Serbinë duhet të arrihet duke mos e cenuar integritetin territorial të Kosovës, duke e ruajtur karakterin unitar të shtetit të Kosovës dhe duke respektuar frymën e Kushtetutës së Kosovës.
Ai ka shtruar se LDK nuk voton asnjë rezolutë, e cila mandaton persona që nuk kanë legjitimitet dhe kompetenca kushtetuese për të udhëhequr një proces të tillë.
Postimi i plotë i Hotit në Facebook:
DIALOGU ME SERBINË: LDK-ja mbetet e përkushtuar për një proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese.
1. Marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të nënkuptojë normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes të dy shteteve, që arrihet vetëm me njohje reciproke.
2. Marrëveshja duhet t’i mundësojë Kosovës anëtarësim të menjëhershëm në OKB, si dhe t’i hapë rrugë anëtarësimit në BE dhe NATO.
3. Marrëveshja me Serbinë duhet të arrihet duke:
a) mos e cenuar integritetin territorial të Kosovës;
b) duke e ruajtur karakterin unitar të shtetit të Kosovës dhe
c) duke respektuar frymën e Kushtetutës së Kosovës.
4. Si shenjë e vullnetit të mirë, shteti i Serbisë duhet të ofrojë menjëherë të dhënat për të pagjeturit, të shpreh vullnet për kërkim-falje dhe për kompensim të dëmeve të luftës.
5. Nisja e një procesi të ri të dialogut me Serbinë pa përgatitje paraprake është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme. Dialogu po tentohet të udhëhiqet nga institucione jolegjitime dhe jashtë mandatit kushtetues të tyre. Ekipet që i tejkalojnë institucionet shtetërore cenojnë përfaqësimin kushtetues të Kosovës në këtë proces dhe përbëjnë kthim prapa. Askush nuk mund të vendosë fatin e Kosovës në tavolinën e dialogut.
6. Dialogu duhet të udhëhiqet nga institucionet shtetërore, që kanë kompetenca kushtetuese dhe legjitimitet politik.
7. Ne jemi të gatshëm të bëhemi pjesë aktive e dialogut, por vetëm pas legjitimimit qytetarë përmes votës së lirë. Ne mbetemi të përkushtuar për një proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese.
8. Ne nuk votojmë asnjë rezolutë, e cila mandaton persona që nuk kanë legjitimitet dhe kompetenca kushtetuese për të udhëhequr një proces të tillë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

LSDM: 240 mijë euro tenderë nga Manastiri për Pucko Petrol, furnizuesin e preferuar të OBRM-PDUKM-së

Plagosi me armë gjahu një 53-vjeçar, arrestohet i riu në Elbasan

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Ora dore, unazë e para të gatshme - vjedhje e rëndë në Zllatar të Prishtinës

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

A ja vlejti Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës