LAJMI I FUNDIT:

Hormonet e mashkullit ndikojnë në orientimin gjinor të fëmijës

Hormonet e mashkullit ndikojnë në orientimin gjinor të fëmijës

Psikologu i Kalifornisë Bridlav ka konstatuar se sasia e hormoneve të mashkullit me të cilat ballafaqohet fetusi mund të ndikojë në orientimin e ardhshëm gjinor të fëmijës, ndërsa gjatësia e gishtave ndikon në sasinë e hormoneve të mashkullit.

Te shumica e njerëzve gishti tregues është pak më i shkurtër se ai i mesmi. Mirëpo, në dorën e djathtë, me shtimin e sasisë së androgjenit në periudhën e zhvillimit të fetusit, dallimi është më i madh. Te femrat këta dy gishta janë gati identikë për nga gjatësia, derisa te meshkujt gishti tregues është më i shkurtër.

Hulumtimi i Bridlavit, ka treguar se sasia më e madhe e androgjenit mund të krijojë tendencën më shumë se normale drejt zhvillimit të orientimeve homoseksuale. Ai ka zbuluar që lesbiket i kanë duart më shumë si të meshkujve, që do të thotë se tek ato gishti tregues është pak më i shkurtër se gishti i mesëm, kur krahasohet me femrat me orientim heteroseksual.


"Rezultatet e hulumtimit tim në të vërtetë flasin se disa njerëz pikërisht janë homoseksual për shkak të ndikimit të sasisë së caktuar të androgjeneve në fetus. Te lesbiket fjala është për sasinë e madhe të testosteroneve në fazën prenatale", shpjegon dr. Bridlav.

Ndërkaq, kur është fjala për meshkujt, gjërat janë të natyrës shumë më të komplikuar. Te ta në të shumtën e rasteve nuk ka pasur lidhje të drejtpërdrejt ndërmjet gjatësisë së gishtave dhe orientimit seksual.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori