LAJMI I FUNDIT:

Honda vë tempomatin e parë inteligjent (Foto)

Honda vë tempomatin e parë inteligjent (Foto)

Japonezët janë të parët që po e inkuadrojnë sistemin për kontrollimin e shpejtësisë, të njohur si ‘tempomat inteligjent adaptues’ (i-ACC), i cili mund të parashikojë dhe në mënyrë automatike ta përshtatë shpejtësinë e lëvizjes në raport me automjetet tjera.

Tempomati inteligjent shfrytëzon kamerë dhe radar duke regjistruar pozitën e automjeteve tjera në rrugë.

Pastaj aplikon algoritëm për të parashikuar lëvizjen e radhës së vozitësve të tjerë, të cilët kanë gjasa të ndodhen para veturës suaj.


Premiera e i-ACC do të ndodhë këtë vit si pjesë e modelit evropian Honda CR-V, i cili deri më tani është prodhuar me tempomat standard.

Sistemi i ri inteligjent mund ta parashikojë daljen e një veturë para jush rreth pesë sekonda para se të ndodhë, ashtu që kontrollon shpejtësinë e automjetit që vozisni duke penguar përplasjen. /Telegrafi/

honda1 honda2