LAJMI I FUNDIT:

Holbrooke: Rusia sjell bllokadë diplomatike në pavarësinë e Kosovës

Holbrooke: Rusia sjell bllokadë diplomatike në pavarësinë e Kosovës

Mungesa e bashkëpunimit rus në çështjen e Kosovës mund të sjell deri te një bllokadë diplomatike kur vendi ta shpallë pavarësinë, vlerëson diplomati amerikan, Richard Holbrooke, ish-ndërmjetësi në konfliktet e ish - Jugosllavisë.

Në një intervistë për ueb sajtin e Këshillit Amerikan për Marrëdhënie më Jashtë (The Council on Foreign Relations) Holbrouke ka thënë se Moska “aspak nuk ka ndihmuar duke e nxitur Serbinë që të mos lëshojë pe dhe duke refuzuar që të ndihmojë të vihet deri te një marrëveshje e cila do ta ndihmonte një tranzicion të qetë të Kosovës në pavarësi, të cilën ia ka premtuar bashkësia ndërkombëtare”.

“SHBA, Britania, Franca dhe Gjermania tashmë kanë paralajmëruar se do ta njohin Kosovën e pavarur. Këtë do ta bëjnë edhe shumica e vendeve të BE-së, por jo të gjitha. Disa do ta njohin më vonë. Kurse Rusia jo”, ka thënë Holbrooke duke shtuar se do të ketë shumë presione nga të gjitha anët rreth njohjes së pavarësisë.

Sipas Holbrooke, këto zhvillime kundërthënëse do ta “sjellin në pozitë të palakueshme shtetin e ri të Kosovës”.


“Anëtarësimi në KB nuk do të jetë i mundur derisa rusët do të jenë të gatshëm të venë veto në pranimin e saj. Bashkimi Evropian duhet ta gjejë mënyrën sesi t’u dërgojë ndihmë ekonomike (kosovarëve) edhe në rast se nuk e njohin shtetin e ri të gjitha vendet anëtare të tij”.

Holbrooke vlerëson se me “e rëndësishme në këtë momente është që të gjendet baza ligjore për vazhdimin e misionit të forcave të NATO-së në Kosovë” sepse “nëse forcat e Aleancës lëshojnë Kosovën, mundësitë për dhunë do të ishin më të mëdha”.

Sipas Holbrooke, serbët e Kosovës nuk do ta pranojnë shtetit e ri dhe se do të vlerësojnë se ende janë pjesë e Serbisë. Megjithatë, ai mendon se në Kosovë nuk do të përsëritet rasti i Bosnjës.

“Dallimi mes Kosovës se 2007-së dhe Bosnjës së 1992 është se, në Kosovë, shumica (90 për qind) është shqiptar, kurse në Bosnje ka pasur një balancë relative mes boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve. Pastaj, s’ka më apetite për ndonjë lloj lufte brutale dhe gjenocid, i cili ka ndodhur në atë hapësirë para një kohë, jo shumë të largët”, ka thënë”, Holbrooke, por nuk e ka mohuar faktin se ekzistojnë kërcënime reale për eskalim të dhunës dhe ka thënë se do të ishte e mirë që në Kosovë të dërgoheshin, përkohësisht, trupa shtesë të NATO-s

Holbrooke ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet t’i ndalojë shqiptarët të cilët do të dëshironin të hakmerreshin ndaj serbëve, në rast të njohjes së pavarësisë.

“Ky është një rrezik i vërtetë, por jo i madh. Prania e forcave shtesë të NATO-s, paraqet garancinë më të mirë” ka thënë Holbrooke, duke shtuar se këto forca do të ishin një fuqi garantuese edhe ndaj provokimeve të ushtrisë serbe e cila, edhe pse vështirë të imagjinohet, do të nisej për Kosovë. “Gjithçka këtë vit, në këtë regjion, ka shkuar mbrapsht, për shkak të trimërimit të serbëve nga rusët”, ka përfunduar Holbrooke.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori