LAJMI I FUNDIT:

Holbrooke kërkon prezencë më të madhe të NATO-s në Kosovë

Holbrooke kërkon prezencë më të madhe të NATO-s në Kosovë

Në një artikull të botuar në gazetën Washington Post, ish-diplomati i njohur, Richard Holbrooke, thotë se Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të Bashkimit Evropian do ta njohin shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që Rusia do ta kundërshtojë atë dhe kjo do të krijojë tensione. Holbrooke bën thirrje që NATO-ja të shtojë praninë në rajon.

Diplomacia amerikane, thotë Holbrooke, ka arritur në një masë të madhe të bindë shumicën e aleatëve evropianë që ta njohin menjëherë pavarësinë e Kosovës, por NATO-ja ende nuk e ka parë të nevojshme të shtojë praninë e saj në Kosovë.

Holbrooke thotë gjithashtu në artikull se presidenti Bush duhet të ndërmarrë një përpjekje të fundit personale për të bindur Presidentin rus Vladimir Putin. /VoA/