LAJMI I FUNDIT:

Historiani serb: Vuçiq e bëri Serbinë një Bjellorusi të Ballkanit, kurse kërkon mbështetjen e Perëndimit për çështjen e Kosovës

Historiani serb: Vuçiq e bëri Serbinë një Bjellorusi të Ballkanit, kurse kërkon mbështetjen e Perëndimit për çështjen e Kosovës

Historiani serb, Milivoj Beshlin thotë se dy temat kryesore të një paraqitjeje kuazi historike të presidentit serb Aleksandar Vuçiq ishin dy refuzimet e tij – për të përafruar politikën e jashtme dhe të sigurisë së Serbisë me BE-në, drejt së cilës Serbia nominalisht aspiron, dhe së dyti për të shkuar drejt zgjidhjes së marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Ai thotë se është e pabesueshme se sa kokëfortë është Vuçiç në mbështetjen e regjimit kriminal të Putinit dhe akteve të agresionit dhe dhunës së tmerrshme në Ukrainë.

“Duke vepruar kështu, që është cinizëm i paprecedent, Vuçiq i referohet ligjit ndërkombëtar. Pasi e ka kthyer Serbinë në një shërbim të propagandës dhe të inteligjencës së Putinit, pasi ka rusifikuar dhe putinizuar plotësisht opinionin publik të Serbisë me veprimet goebelsiane të mediave të tij ekstremiste, autoritari në krye të saj tani po ankohet se i njëjti opinion publik nuk do ta përcjell atë në vendosjen eventuale të sanksioneve ndaj Rusisë”, thotë historiani serb për “Danas”, përcjell Telegrafi.


Prandaj, thekson Beshlin, ai [Vuçiq] ia ka kthyer shpinën Evropës dhe mbarë botës demokratike, e ka sjell Serbinë në rangun e Bjellorusisë së Ballkanit, kurse kërkon mbështetjen e BE-së dhe demokracive perëndimore në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Vuçiq sikur nuk e sheh se çështjet e harmonizimit të politikës së jashtme të Serbisë me BE-në dhe zgjidhjes së çështjes së Kosovës janë të lidhura ngisht”, thotë Beshlin.

Në të njëjtën kohë, ai thotë se pretendimet e Vuçiqit për kinse presionet ndaj Serbisë është një nonsens i plotë.

“Nuk ka presion, thjesht është thënë shumë qartë: nëse bëni një zgjedhje të caktuar dhe keni të drejtë ta bëni këtë – si çdo zgjedhje, nënkupton pasoja të caktuara. Ky është përkufizimi i pjekurisë politike. Ju duhet të bartni pasojat e zgjedhjeve tuaja. Vuçiq bëri zgjedhjet e tij, ato janë thellësisht historikisht të gabuara dhe amorale, por Perëndimi ende po i shikon nëpër gishta. Tërë retorika e tij e tepërt dhe kryesisht boshe i kushtohet një mashtrimi të dyfishtë – nga njëra anë, e qytetarëve të Serbisë dhe votuesve të tij, të cilët duhet të vëzhgohen dhe të frikësohen në mënyrë që ai të shfaqet si shpëtimtar; ndërsa nga ana tjetër synohet të fitojë kohë dhe të mashtrojë liderët evropianë dhe perëndimorë, se ai ‘sa nuk’ është thyer në anën e pjesës demokratike të njerëzimit”, thekson Beshlin.

Sipas fjalëve të tij, Vuçiq nuk ka vullnet, forcë, guxim dhe kapacitet politik për të bërë ndonjë përparim historik.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot (më 8 tetor) se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë Kosovën të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Kërkohet që Serbia të lejojë Kosovën që të bashkohet në të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara. Për këtë gjë, Serbisë do t’i garantohej anëtarësim i shpejtë në BE, dhe ndoshta edhe përfitime tjera të mëdha ekonomike”, ka thënë Vuçiq në një adresim para gazetarëve.

Sipas tij, një propozim i tillë është i papranueshëm për Serbinë.

“Për Serbinë, për shkak të Kushtetutës, por jo vetëm për shkak të saj, është e papranueshme që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, sepse diçka e tillë do të kishte pasoja”, ka thënë mes tjerash ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori