LAJMI I FUNDIT:

Historia rrëqethëse e gruas nga Maroku: Katër fëmijët dhe burri im vdiqën, kam humbur gjithçka

Historia rrëqethëse e gruas nga Maroku: Katër fëmijët dhe burri im vdiqën, kam humbur gjithçka

Një grua marokene nga një fshat në provincën e Chichau, pranë Marakeshit, humbi burrin dhe katër fëmijët e saj në tërmetin që goditi Marokun të premten.

“Burri im dhe katër fëmijët vdiqën në tërmetin shkatërrues. Unë mbeta vetëm pa asgjë”, tha nëna e pikëlluar për Channel 1 të Marokut, transmeton Telegrafi.

Më shumë se një 2 mijë njerëz humbën jetën dhe më shumë se 3 mijë tjerë u lënduan në një tërmet të fuqishëm me magnitudë 7.2 që goditi Marokun, njoftoi të shtunën Ministria e Brendshme e vendit.


Momenti kur nga tërmeti i fuqishëm lëkundet minarja e xhamisë 850-vjeçare në Marok
Lexo po ashtu Momenti kur nga tërmeti i fuqishëm lëkundet minarja e xhamisë 850-vjeçare në Marok

Ndërkohë është bërë e ditur se në mesin e të lënduarve mbi 1 mijë janë në gjendje kritike. Rastet me vdekje nga tërmeti shkatërruar janë regjistruar në shumë rajone, përfshirë provinca Al Hauz dhe Marakesh, si dhe qytetet Ourzazate, Azilal, Chichau dhe Taroudant.

Po konsiderohet si tërmeti më i fuqishëm që goditi këtë vend në Afrikën e Veriut në 100 vitet e fundit, kanë bërë të ditur nga Instituti Kombëtar për Gjeofizikë në Marok.

Mbi 2 mijë të vdekur dhe 1.400 tjerë në gjendje kritike nga tërmeti që goditi Marokun – pamjet që tregojnë fuqinë shkatërruese
Lexo po ashtu Mbi 2 mijë të vdekur dhe 1.400 tjerë në gjendje kritike nga tërmeti që goditi Marokun – pamjet që tregojnë fuqinë shkatërruese

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi pak pas orës 23:00, ishte 75 kilometra në juglindje të Marakeshit, në një thellësi prej 18.5 kilometrash.

Tërmeti është ndjerë edhe në Algjerinë dhe Mauritaninë fqinje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Peshkatari peruan rrëfen ngjarjen, pasi u shpëtua pas 95 ditësh i humbur në det - duke ngrënë breshka, zogj e buburreca

Peshkatari peruan rrëfen ngjarjen, pasi u shpëtua pas 95 ditësh i humbur në det - duke ngrënë breshka, zogj e buburreca

Botë
Erdogan flet në telefon me Trump – zbulohen detaje të bisedës mes tyre

Erdogan flet në telefon me Trump – zbulohen detaje të bisedës mes tyre

Botë
Pamje që thuhet se tregojnë aeroplanin me pasagjerë që “vendosi të sfidonte” tornadon, e cila po godiste Missourin

Pamje që thuhet se tregojnë aeroplanin me pasagjerë që “vendosi të sfidonte” tornadon, e cila po godiste Missourin

Amerika

"Të humbur, por jo të harruar": Si po i kërkon Ukraina të zhdukurit e luftës

Evropa
Zelensky i Ukrainës emëron shefin e ri të shtabit të përgjithshëm

Zelensky i Ukrainës emëron shefin e ri të shtabit të përgjithshëm "për të përshpejtuar reformat"

Botë
SHBA deporton qindra venezuelianë, pavarësisht se një gjykatë urdhëroi administratën e Trump të mos e bënte këtë

SHBA deporton qindra venezuelianë, pavarësisht se një gjykatë urdhëroi administratën e Trump të mos e bënte këtë

Botë
Kalo në kategori