LAJMI I FUNDIT:

Historia e saj dihej, por jo edhe vendndodhja: Gjendet pas 80 vjetësh anija luftarake naziste e mbytur nga britanikët

Historia e saj dihej, por jo edhe vendndodhja: Gjendet pas 80 vjetësh anija luftarake naziste e mbytur nga britanikët

Një anije luftarake naziste e mbytur nga britanikët është gjetur 80 vjet më vonë, pasi një kompani energjetike hasi në të ndërsa inspektonte linjat e tyre nënujore.

Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, anija Karlsruhe po kthehej nga pushtimi nazist i Norvegjisë në vitin 1940 kur u sulmua HMS Truant, duke i detyruar gjermanët të shkatërronin anijen që po mbytej.

Por ndërsa historia e Karlsruhe është regjistruar si një fakt, vendndodhja e saj mbeti një mister – deri më tani.


Anija luftarake naziste, Karlsruhe, (në foto) po kthehej nga pushtimi i Norvegjisë në 1940 kur u godit nga një silur nga nëndetësja britanike, HMS Truant

Kompania energjetike norvegjeze, Statnett, gjeti anijen pasi identifikoi një gërmadhë afër linjave të saj nënujore në ngushticën e Skagerrak.

“Ju mund ta gjeni fatin e Karlsruhe-s në librat e historisë, por askush nuk e ka ditur saktësisht se ku u fundos anija”, tha Frode Kvalø i Muzeut Detar Norvegjez.

Për 80 vjet vendndodhja e rrënojës mbeti një mister – deri më tani. Ajo u gjet në brigjet e Norvegjisë nga një kompani energjetike Norvegjeze, Statnett. Në foto: një skanim i mbytjes

“Për më tepër, ishte e vetmja anije e madhe luftarake gjermane që humbi gjatë sulmit ndaj Norvegjisë me një pozicion të panjohur”.

“Pas gjithë këtyre viteve, ne më në fund e dimë se ku janë mbetjet e kësaj anije të rëndësishme luftarake”.

Ekzistenca e një rrënoje 13 milje detare nga Kristiansand në Norvegjinë jugore u zbulua për herë të parë nga hidrolizatori gjatë një inspektimi të Statnett në 2017.

Por vetëm në qershor të këtij viti inxhinierit të Statnett, Ole Petter Hobberstad, iu dha mundësia për të inspektuar anijen, duke përdorur një nëndetëse të telekomanduar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori