LAJMI I FUNDIT:

Historia e Edita Tahirit: Nëna i vdiq pa e parë familjen, babai iu torturua me kurora elektrike nga Serbia (Video)

Historia e Edita Tahirit: Nëna i vdiq pa e parë familjen, babai iu torturua me kurora elektrike nga Serbia (Video)

Edita Tahiri është njëra ndër personalitet politike që ka qenë e përfshirë pothuajse në të gjitha proceset e shtetëndërtimit.

Edita ka lindur në Prizren, në një familje patriotike dhe arsimdashëse. Babai i saj ishte aktivist për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ndërsa nëna e saj ishte nga Kukësi.

Ajo ka rrëfyer gjëra të padëgjuara më parë për familjen e saj në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.


Ish-politikania rrëfen se nëna e saj nuk e kishte parë më asnjëherë familjen pas mbylljes së kufirit.

“Prindërit e mi janë martuar në kohën e Luftës së Dytë Botërore, atëherë kur Kosova dhe Shqipëria nuk kanë pasur kufijtë. Më pas kufijtë janë mbyllur dhe nëna ime ka ndërruar jetë pa i parë më familjarët e saj”, tha ajo përcjell Telegrafi.

Tahiri tregon se një jetë të vështirë kishte pasur edhe babai i saj, pasi ishte burgosur nga pushteti i Rankoviqit.

“Babai im është burgosur në kohën e Rankoviqit, kur politikanë e patriotë janë marrë në burgje dhe janë torturuar me mënyra çnjerëzore. Babai im është torturuar deri edhe me kurora elektrike në burgun e Mitrovicës së Sremit. Ai ishte i sëmurë psiqikisht dhe në shtëpi për rreth dhjetë vite rrinte i vetmuar, por më vonë pas disa trajtimeve u rehabilitua dhe kthyem harmoninë e familjes”.

Politikanja thotë se megjithatë babai i saj nuk arriti të shoh angazhimin e saj në politikë. Por thotë se u kishte lënë amanet që asnjëri të mos anëtarësohej në Partinë Komuniste./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori