LAJMI I FUNDIT:

Hipertensioni mushkëror. Çfarë është?

Hipertensioni mushkëror. Çfarë është?

Mushkëritë tuaja janë organi për të cilin kujdeseni shumë pak, ndërsa kjo nuk duhet të jetë kështu. Krahas kësaj, nëse puna e tyre nuk është e rregullt, nuk do të funksionojë mirë as pjesa tjetër e organizmit tuaj.

Hipertensioni mushkëror (rritje e shtypjes së gjakut në mushkëri) ngushton linjën e furnizimit me gjak ndërmjet zemrës dhe mushkërive, duke sjellë deri te rënia e nivelit të oksigjenit në organizëm.

Shenjtat kryesore: Rraskapitje, mungesë e ajrit dhe gulçim. Është shumë i rrezikshëm sepse shpesh ndodh që mjekët të mos vendosin diagnozë të saktë.

Ktheni goditjen. Testet më të reja bëjnë lidhshmërinë ndërmjet nivelit të hormonit peptidi-natriuretik (BNP) dhe rrezikut të shfaqjes së hipertensionit mushkëror. Nëse keni histori të kësaj sëmundjeje në familjen tuaj, dhe vëreni edhe te ju disa nga simptomat e përmendur, atëherë kërkoni ndihmë nga mjeku dhe me çdo kusht kërkoni testin për BNP. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori