Në komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, vazhdojnë të qarkullojnë automjetet me targa jolegale, me akronimin “KM” (Mitrovica e Kosovës), të cilat qytetarët e këtyre komunave i regjistrojnë në territorin e Serbisë.
Zyrtarët e Policisë së Kosovës thonë që nuk kanë ndonjë urdhër nga instancat politike të vendit, për të ndaluar qarkullimin e automjeteve me targat “KM”.
Me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.
Pavarësisht se me marrëveshjet e arritura në Bruksel, targat ‘KM’ duhej të dilnin nga përdorimi, makina me targa të tilla shihen në qarkullim në Mitrovicë të Veriut.
Targat e tilla ishin me akronimet “KM” (Mitrovica e Kosovës), “PR” (Prishtinë), “UR” (Ferizaj), “PZ” (Prizren), “GL” (Gjilan). Prishtina zyrtare i konsideronte dhe vazhdon t’i konsiderojë të paligjshme.
Këtë e konfirmon për Radion Evropa e Lirë ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, cila thekson që kjo marrëveshje ka nisur të zbatohet në dhjetor të vitit 2011.
Automjetet me targa “KM” regjistrohen në Serbi
Një qytetar serb nga Mitrovica e Veriut, me inicialet G.M., identiteti i të cilit është i njohur për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se automjeti i tij, ashtu sikurse edhe ato të shumicës së qytetarëve në komunat e veriut të Kosovës, bartë tabela me targa “KM”.
“Targat i kam të Serbisë, me ‘KM’. Automjetin e regjistroj në Rashkë. Që nga paslufta është kështu dhe pjesa veriore, mendoj se të gjithë i regjistrojnë në Rashkë”, theksoi qytetari serb nga Mitrovica e Veriut.
Ai shtoi se me këto targa kalon pa ndonjë problem edhe në vendkalimet kufitare Kosovë-Serbi në Bërnjak dhe Jarinjë.
“Me këto targa nuk mund të qarkulloj vetëm në pjesën jugore të Kosovës. Por, qarkulloj në të gjithë veriun, në Serbi, në Mal të Zi dhe kështu me radhë. Nuk kam pasur probleme, të paktën jo deri më tash”, theksoi qytetari serb nga Mitrovica e Veriut.
Marrëveshja për heqjen e targave që i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë për serbët e Kosovës është zbatuar në të gjitha komunat në jug të lumit Ibër, por jo edhe në komunat veriore.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti, thotë se policia ka arritur që në komunat veriore të largojë nga qarkullimi automjetet pa targa fare dhe pa sigurim.
Megjithatë, ai thekson që automjetet me targat “KM” vazhdojnë të qarkullojnë në komunat veriore të Kosovës, ndërkaq që regjistrimi i tyre bëhet jashtë territorit të Kosovës.
“Është evidente që kanë qenë pjesë e bisedimeve, më herët, të karakterit politik dhe kjo çështje nuk është në nivelin policor për të diskutuar arsyen se pse këto targa janë ende prezente në katër komunat e veriut. Por, kryesisht, kjo në atë kohë ka qenë për lehtësimin e tyre (qytetarëve serbë të komunave veriore) dhe për qarkullim më të lirshëm në territorin e Serbisëm. Ndërsa, me të njëjtat targa nuk është lejuar qarkullimi në komunat jugore të Kosovës”, theksoi Hoti.
Tahiri: Largimi i targave KM, kompetencë e MPB-së
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila e udhëhiqte palën e Kosovës në kohën kur është arritur Marrëveshja për lirinë e lëvizjes, përfshirë edhe heqjen e targave që lëshoheshin nga strukturat e atëhershme paralele serbe në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë, se marrëveshja nënkupton zbatimin e saj në tërësinë e territorit të Kosovës.
Sipas saj, zbatimi i kësaj marrëveshjeje është dashur të ndodhë tash e rreth dhjetë vjet dhe për këtë moszbatim, ajo e fajëson Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjatë të gjitha mandateve qeverisëse deri më tash.
“Ky ka qenë gjithmonë obligim i Ministrisë së Brendshme, e cila ka kompetencë në këtë fushë. Natyrisht që, derisa ju përmendni se këto targa ende mund të gjenden në veri apo me to kalohet kufiri, atëherë këtu kemi të bëjmë me dështimin e Ministrisë së Brendshme të Kosovës, por edhe të autoriteteve kufitare, të cilat kurrsesi nuk duhet të lejonë mundësinë e një qarkullimi të tillë jolegal”, theksoi Tahiri.
Ajo shtoi se pavarësisht vonesës, zbatimi i marrëveshjes për heqjen e targave “KM”, mund të ndodhë edhe tash.
Policia e Kosovës nuk ka urdhër që qartëson çështjen e targave
Por, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Hoti, thotë se asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë urdhëresë nga niveli politik, për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me targa “KM”.
“Jo, nuk kemi ne një urdhëresë decidive që qartëson çështjen e këtyre targave të ish-sistemit federativ, përkatësisht të komunave, të cilat i kanë pasur në ish-sistemin federativ të Jugosllavisë”, theksoi Hoti.
Përderisa automjetet me targa “KM” mund të hyjnë në territorin e Serbisë, përmes pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, automjetet me targat “RKS”, nuk mund ta bëjnë këtë pa i hequr tabelat dhe në vend të tyre të vendosin tabelat me mbishkrimin “Prova”, të cilat ua imponojnë autoritetet kufitare serbe.
Për targat “Prova” në Serbi, “fajtore Kosova”
Edita Tahiri edhe për këtë situatë fajëson autoritetet politike dhe institucionale të Kosovës. Sipas saj, në marrëveshjen e vitit 2011, në Bruksel, është vendosur reciprociteti i plotë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për sa u përket targave të automjeteve. Megjithatë sipas saj, Kosova ka dhënë afat prej pesë vjetësh që të qarkullohet me targat “KS”.
Në shtator të vitit 2016, ishte arritur marrëveshja që targat “KS” të hiqeshin fare dhe automjetet e të dyja vendeve të bartnin targat përkatëse gjatë qarkullimit në territorin e njëra-tjetrës.
Tahiri, e cila edhe asokohe ishte kryesuese e palës së Kosovës në dialog me Serbinë, thotë se marrëveshja ishte që automjetet e Kosovës të bartnin targat “RKS”, ndërkaq ato të Serbisë të kishin targat me akronimet e shtetit serb. Por, sipas saj, kjo duhej të bëhej duke i mbuluar me etiketa apo letra ngjitëse pjesët relevante të targave, siç janë simbolet dhe akronimet e shteteve përkatëse, gjatë qarkullimit në territorin e njëra-tjetrës.
Por, qeveria e ish-kryeministrit Isa Mustafa, në të cilën Tahiri ishte ministre për Dialog, siç shpjegon vet ajo, e kishte vonuar procesin e nxjerrjes së etiketave.
Në vitin 2017, qeveria e ish-kryeministrit Mustafa u rrëzua. Për më shumë, siç thotë Tahiri, as qeveritë që pasuan, përfshirë edhe të tanishmen, nuk u morën me çështjen e targave.
“Fatkeqësisht asnjëra (nga qeveritë). Ndërsa, mund t’ju them që në atë kohë, pra, kur u arrit marrëveshja, patëm tre muaj për t’i nxjerrë këta ‘sticker-a’ (letrat ngjitëse) që të fillojë reciprociteti. Në atë kohë, pala serbe, në raundin që e patëm në Bruksel, konfirmoi që është e gatshme. Pra, i kishte bërë gati. Ndërsa, ne nuk arritëm dhe siç po flasim edhe sot, pra kanë kaluar mbi katër vjet dhe nuk janë ende duke u zbatuar”, theksoi Tahiri.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme të Qeverisë së Kosovës, Xhelal Sfeçla, me pyetjet se a janë shqyrtuar dokumentet dhe cilat do të jenë hapat e mëtejmë lidhur me çështjen e targave jolegale ‘KM’, sipas marrëveshjes së Brukselit të vitit 2011, si dhe për zbatimin e reciprocitetit për targat, sipas marrëveshjes së Brukselit të vitit 2016.
Deri në publikimin e këtij teksti, kjo ministri nuk ka dhënë asnjë përgjigje. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
BDI për Jeni Xhaminë në Manastir: Vendim që thellon ndarjet ndërfetare dhe ndëretnike në shoqërinë tonë
Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Prishtinë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje