LAJMI I FUNDIT:

Haziri për komentet e Osmanit në Kushtetuese: Janë pjesë e konsistencës së saj politike

Haziri për komentet e Osmanit në Kushtetuese: Janë pjesë e konsistencës së saj politike
Foto: Ridvan Slivova

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për komentet që Vjosa Osmani i ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me dekretin e presidentit Thaçi për Avdullah Hotin.

Haziri në RTV Dukagjini ka thënë se nuk e ka informacionin e plotë por që sipas tij Osmani nuk mund të del nga konsistenca e saj politike.

“Nëse Gjykata Kushtetuese e ka pyetur Vjosa Osmanin në cilësinë e kryetares së Kuvendit natyrisht që ajo është përgjigjur, dhe përgjigjja e saj nuk mund të del jashtë konsistencës së saj politike që e ka thënë edhe me rastin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë edhe atë që e ka deklaruar për rastin e votimit të qeverisë. Praktikisht ajo ka reaguar si kryetare e Kuvendit të Kosovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ndryshe, po sot kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë një interviste në televizionin publik ka deklaruar se për qëndrimet kundër partisë, Vjosa Osmani do të ballafaqohet me pasoja.

Vjosa Osmani del kundër LDK-së, kërkon që dekreti i Thaçit për Hotin të shpallet antikushtetues
Lexo po ashtu Vjosa Osmani del kundër LDK-së, kërkon që dekreti i Thaçit për Hotin të shpallet antikushtetues

Osmani në komentin e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese ka thënë se përmes dekretit Thaçi ka tejkaluar kompetencat e veta duke ndërhyrë në kompetenca të institucioneve tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori