LAJMI I FUNDIT:

Haziri ka rezerva: Koalicioni ende nuk është bërë, të shohim sjelljet e partnerëve të ri

Haziri ka rezerva: Koalicioni ende nuk është bërë, të shohim sjelljet e partnerëve të ri

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka thënë se LDK ka kushte të panegociueshme për koalicion.

Haziri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se debatet e brendshme në LDK bëhen për të gjetur zgjidhjen më të mirë e jo për të përafruar mendimet.

“Zgjedhja e Avdullah Hotit nuk është më e mira por më e kënaqshmja”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Nënkryetari i LDK-së thotë se LVV si parti e parë nuk ka partnerë për të ndërtuar qeverinë e sipas tij as PDK-ja nuk ka partnerë.

“E vetmja parti për momentin që mund të ndërtojë qeveri është LDK-ja”.

I pyetur nga gazetarët nëse mund të quhet “koalicion i zorit” ky me AAK-në, NISMA-n dhe AKR-në, Haziri është shprehur se pajtohet më këtë konstatim.

Kryetari i Gjilanit megjithatë ka shprehur rezerva pasi sipas tij koalicioni nuk mund të konsiderohet punë e kryer.

“Ta bëjmë në fillim shumicën pasi ende nuk e dimë a e kemi. Ne po flasim mbi parimet e pritjeve tona. LDK nuk mund ta ndërtojë një shumicë parlamentare të sigurt nëse sjellja e këtyre partive ndryshon me LDK-në në raport me programin qeverisës dhe emërimet ne qeveri”.

Haziri: Nuk e pranova nominimin për kryeministër, profili im nuk përshtatet me këtë kabinet qeveritar
Lexo po ashtu Haziri: Nuk e pranova nominimin për kryeministër, profili im nuk përshtatet me këtë kabinet qeveritar

Haziri thotë se masat ekonomike në ndihmë të bizneseve dhe profilet e ministrave janë kushte të LDK-së për të ndërtuar një qeveri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Lajme
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Sociale
Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Drejtësi
Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Drejtësi
Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Politikë
Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Kalo në kategori