LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Haradinaj e ka kuptuar situatën, PDK të rrëzon vetëm kur hesht (Video)

Haziri: Haradinaj e ka kuptuar situatën, PDK të rrëzon vetëm kur hesht (Video)

Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se PDK-ja të rrëzon vetëm kur heshtë e jo kur kërcënon publikisht.

Haziri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Haradinaj po e vlerëson drejtë situatën brenda koalicionit qeverisës.

“Sa herë që PDK-ja kërcënon publikisht, dije që i ke punët mirë. Nuk ndodh asgjë. I kemi tri zona nga PDK që po bëjnë ftesa publike ndaj Haradinajt. Kryeministri e di që është nata më e qetë dhe më e mirë e tij”.


Nënkryetari i LDK-së, ka thënë se PDK është e vetmja parti e izoluar në Kosovë që më askush nuk ka besim te ta.

“Te PDK-ja asnjë parti e opozitës nuk ka besim, e asnjë parti që është në Qeveri nuk ka besim. Askush më nuk ju beson”.

Kryetari i Gjilanit i është përgjigjur edhe zëvendëskryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, për një përfshirje të mundshme të LDK-së në bisedime. Ai ka thënë se PDK është dashur të mendohet mirë para dy viteve kur ka marrë vendim për rrëzimin e Isa Mustafës.

“Hoxhaj ndoshta e ka një të drejtë morale për të folur pasi ai dhe zoti Kuçi kanë qenë kundër prishjes së koalicionit me LDK-në. Por tash është vonë,  PDK vetëm mund ta ëndërrojë koalicionin me LDK-në”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori