LAJMI I FUNDIT:

Hazard: Është e pamundur të krahasohemi me Messin

Hazard: Është e pamundur të krahasohemi me Messin

Ylli i Chelseat dhe Belgjikës, Eden Hazard mendon se krahasimet me Lionel Messin janë të pamundura për shkak se ylli i Barcelonës shënon pothuajse në çdo ndeshje.

Hazard shpesh është krahasuar me reprezentuesin e Argjentinës për shkak të stilit të tij të lojës dhe aftësisë teknike me topin.

Krahasimet me Messin dhe urimet për belgun ishin veçanërisht të shpeshta gjatë kohëve të fundit kur ai shënoi 16 herë në sezonin fitues të Ligës Premier me Chelsean.


Por, Hazard është i bindur se pavarësisht nga ngjasia e tyre fizike dhe aftësia për të dribluar, ai dhe lojtarët e ngjashëm nuk janë nga ilaçi i Messit.

Sipas belgut një krahasim mes tij dhe yllit argjentinas është i pamundur pasi ai shënon gati në të gjitha ndeshjet.

“Ne nuk mund të krahasohemi me Messin”, i ka thënë fillimisht Hazard gazetarëve gjatë të hënës.

“Është e pamundur. Jemi të vegjël dhe jemi të shpejtë, por ai shënon në të gjitha ndeshjet”, përfundoi ylli belg.

Ndryshe, Hazard deri më tani këtë sezon ka shënuar 15 gola në të gjitha garat, ndërsa Messi plot 35. /Telegrafi/