Liberalizimi i vizave dhe dialogu Kosovë-Serbi, me një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, ishin temat kryesore për të cilat u bisedua gjatë vizitave të kancelarit gjerman dhe diplomatëve të tjerë të lartë evropianë në Kosovë, gjatë ditëve të fundit. Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se në Samitin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, që pritet të mbahet më 23 qershor në Bruksel, Kosova mund të merr një zotim pozitiv për liberalizimin e vizave.
Vizita e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, ajo e ministrit të Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg dhe presidenti i Këshillit Evropian (KE), Charles Michel, të cilat ndodhën gjatë javës së fundit, nga njohës të rrethanave politike dhe integrimeve evropiane po vlerësohen si shumë të rëndësishme për vendin tonë.
Në takimet e krerëve të shtetit me kancelerin gjerman, shefin e diplomacisë austriake dhe presidentin e KE-së temë diskutimi ishte çështja e liberalizimit të vizave, dialogu Kosovë-Serbi, marrëveshja përfundimtare si dhe siguria në rajon pas agresionit rus në Ukrainë.
Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në një prononcim për Telegrafin ka thënë se këto vizita janë shumë të rëndësishme, që tregojnë për një fokus që zyrtarët evropian kanë për Kosovën.
Haxholli vlerëson se mesazhet e tyre ishin të qarta: “Kosova dhe Serbia sa më parë të arrijnë një marrëveshje finale ligjërisht të obligueshme që përmbyll procesin e dialogut”.
“Vizitat e fundit të zyrtarëve të lartë të shteteve evropiane janë shumë të rëndësishme për Kosovën, dhe tregojnë për një fokus që këto shtete kanë në këtë pjesë. Mesazhet ishin të qarta, sidomos për Kosovën dhe Serbinë, që sa më parë të arrijnë një marrëveshje finale ligjërisht të obligueshme që përmbyll procesin e dialogut, Kosovë-Serbi. Si dhe kërkuan përkushtim si nga ana e Kosovës ashtu dhe nga Serbia që të ketë rezultate dhe progres në procesin e dialogut”, ka thënë Haxholli.

Haxholli foli edhe për procesin e liberalizimit të vizave, për të cilin tha se ka sinjale pozitive.
Sipas saj, në Samitin që do të mbahet më 23 qershor mund të ketë një zotim pozitiv të shteteve evropiane, por siç tha ajo asgjë nuk është e sigurt.
“Një proces tjetër i rëndësishëm është dhe ai për liberalizimin e vizave që ka sinjale pozitive, që në Samitin e qershorit mund të ketë një zotim të shteteve evropiane, por që nuk ka diçka konkrete. Ne e dimë që shumë herë janë dhënë zotime nga ana e BE-së, që Kosovës duhet t’i hiqen vizat, por edhe pse ka pas rekomandim të Parlamentit Evropian dhe prej Komisionit Evropian disa herë, disa shtete anëtare skeptike brenda BE-së nuk kanë qenë dakord që Kosovës t’i ofrohet liberalizimi i vizave”.
“Edhe tani në këtë samit nuk është që ka diçka të sigurt apo ndonjë garancë, që do të ketë dakordim të të gjitha shteteve anëtare, që Kosovës t’i ofrohet më në fund liberalizimi i vizave, por do të presim takimin dhe të shohim se çfarë do të ndodh. Duke qenë se shumë herë jemi zhgënjyer në të kaluarën, por presim takimin ”, u shpreh Haxholli.
E pyetur, se nëse Kosova merr ndonjë zotim pozitiv për liberalizimin e vizave, a do të thotë kjo që shumë shpejt do të fillojnë procedurat për liberalizim? Haxholli theksoi: “Nëse ndodh, ose ofrohet ndonjë zotim nga shtetet anëtare të BE-së, normalisht kalon kohë, pastaj ka procedura ku do të mblidhet Këshilli i Ministrave, të vendoset kjo çështje në agjendë të Këshillit dhe tek pastaj të merret vendimi. Pra edhe nëse ka ndonjë zotim pozitiv, Kosova ende do të jetë larg liberalizimit të vizave”.
E lidhur me këtë çështje është deklaruar sot edhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ai në një intervistë për EuroNews Albania theksoi se Kosovës i duhej dhënë liberalizimi i vizave shumë kohë më parë.
“Nuk ka asnjë dyshim që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për të hequr sistemin e vizave dhe problemi qëndron sërish tek mungesa e konsensusit. Por mund të them që kjo problematikë po ngrihet mes vendeve anëtare shumë më shpesh, gjatë takimeve të organeve të ndryshme evropiane ndaj mendoj se është afër. Nuk guxoj të them një datë por ajo po vjen dhe këtë e them me siguri të plotë”, citohet të ketë thënë Lajçak.
Ndryshe, Samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, ndërsa në këtë samit do të diskutohet edhe për perspektivën evropiane të këtyre vendeve.
Kosova është shteti i vetëm në Evropë që ende nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë, pavarësisht rekomandimeve të Komisionit Evropian se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës