LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Vetëvendosje, i vetmi subjekt që ndërkombëtarët nuk ia kërkojnë jetësimin e “Zajednices”

Haxhiu: Vetëvendosje, i vetmi subjekt që ndërkombëtarët nuk ia kërkojnë jetësimin e “Zajednices”

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe kundërshtimin që i ka bërë Vetëvendosje.

Haxhiu në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se deklarata e Lajçakut për ndryshimin e Kushtetutës nuk ka qenë për ta e befasishme.

“Nga viti 2013 kur në kuvend ka ardhur marrëveshja e parë LVV kishte paralajmëruar për pasojat. Në atë kohë patëm thënë se “zajednica” shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Pra ngritja e një pushteti të tretë ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, tha ajo, përcjell Telegrafi.


Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje thotë se kjo parti e kishte dërguar në Kushtetuese këtë marrëveshje por në fillim kjo kishte refuzuar për ta shqyrtuar këtë ankesë me pretendimin se nuk merret me marrëveshjet ndërkombëtare.

“Më pas marrëveshjen e vitit 2015, Kushtetuesja konstaton se ka shkelje të Kushtetutës me atë marrëveshje dhe krijohet një pushtet i tretë”.

Haxhiu thotë se në Kosovë vetëm Vetëvendosjes ndërkombëtarët nuk mund t’i kërkojnë zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit.

“Të vetmit subjekt që nuk i kërkohet jetësimi i “zajednicës” është Lëvizja Vetëvendosje. Ne kemi qenë konsisentë në raport me këtë projekt. Zajednica dhe projekti i shkëmbimit territorial kanë qenë projekte që ne vazhdimisht i kemi kundërshtuar”, tha ndër të tjera Albulena Haxhiu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori