LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Ministri shqiptar që i trajton kosovarët si bagëti

Haxhiu: Ministri shqiptar që i trajton kosovarët si bagëti

Analisti Baton Haxhiu në një letër publike ka reaguar ndaj deklaratës së Edmond Panaritit, ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, pjesë e kabinetit të kryeministrit Edi Rama në Shqipëri.

Deklarata e Panaritit ishte se “Shqipëria nuk do të lejoj që qytetarët të ushqehen me miell që ka cilësi për kafshë, dhe ai miell me kësi standarde të dyshuara vjen nga Kosova, përkufizon kultin e përçmimit që kanë disa “elitar” karshi Kosovës!!!, e që kjo për Haxhiun ishte e papranueshme.

“Ditëve të fundit sërish u bë ndalimi rigoroz i hyrjes së mallrave të Kosovës në Shqipëri. Mielli kosovar nuk i paska proteinat e nevojshme që i nevojiten shëndetit të citizenit fierak, i cili paska vendosur ta hajë bukën dhe piten vetëm sipas standardeve evropiane.


“’Mielli kosovar paska kualitetin e krundeve që u jepen bagëtive’, kështu kumtuan mediat të nxjerr nga goja e ministrit Panariti, me një arrogancë të ulët zbulimi ku kosovarët hanë si bagëtitë dhe shtetasi shqiptar paska vendosur të mos ushqehet më me krunde siç ka bërë deri tani i shtyrë nga emocionet atdhetare, patriotike, idealiste. I njëjti bllokim ushtrohet edhe ndaj patateve, artikujve mjekësorë që nisen nga qytetet kosovare drejt Shqipërisë”, ka shkruar ai.

Drejtori i Klan Kosovës po ashtu tregon se, ka të shkruar një libër për ish-Jugosllavinë, dhe aty ka lexuar me mijëra faqe për raportet tregtare të shtetit të Enver Hoxhës dhe ish-Jugosllavisë, kur Kosova ishte brenda saj.

“Marrëdhëniet tregtare dhe të biznesit, hiq hipokrizinë patriotike të shoqëruar me retorikë të tashme, dhe të vazhdueshme nga e kaluara, ishin më të sinqerta se sa që tash janë ndërmjet dy qeverive ku udhëheqës janë shqiptarë. Pse është kështu? E nisa kështu këtë letër pasi lexova deklarimin e Ministrit të Bujqësisë, Z. Panariti. Nuk ishte këndshme, as etike dhe as e dinjitetshme të lexoje diçka e thënë nga një ministër i qeverisë Rama. Deklarata e tij publike se ‘Shqipëria nuk do të lejoj që qytetarët të ushqehen me miell që ka cilësi për kafshë, dhe ai miell me kësi standarde të dyshuara vjen nga Kosova, përkufizon kultin e përçmimit që kanë disa ‘elitar’ karshi Kosovës!!! Kështu, krejt ngjashëm, ka qenë në kohën e ministrit Ruli në qeverinë e Berishës! Kjo gjuhë që mban thelbin e përçmimit thuhej në sezonin e Patateve, pastaj qumështit, afera e çimentos, miellit, domateve dhe të atyre pak gjërave që eksportohen në Shqipëri”, shkruan ndër të tjera Haxhiu. /Indeksonline/Telegrafi/