LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Gjendja e PDK-së është e rëndë, askush nuk i shpëton nga kjo

Haxhiu: Gjendja e PDK-së është e rëndë, askush nuk i shpëton nga kjo

Deputetja e Vetëvendosjes, Alublena Haxhiu ka thënë se gjendja e PDK-së është e rëndë, pasi që sipas saj PDK-ja nuk po mund ta përjetojë lehtë humbjen e pushtetit.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk ka askush që i shpëton nga kjo gjendje.

Postimi i plotë:


Kam menduar që PDK do ta përjetojë pak më lehtë humbjen e pushtetit, por paskam gabuar fort e keq.
Shpifjet e të dielave për Komunën e Prishtinës, akuzat për sulme fizike, trillime të llojllojta e çka jo tjetër, janë dëshmi e qartë se janë në panik për shkak të humbjes së pushtetit. Duke e ditur se pushteti për ta është para dhe kontroll e keqpërdorim i plotë i secilit institucion e agjension, humbja e tij, po e venit këtë parti. Dalëngadalë, por me hapa të sigurt.
E gjithë zhurma e poterexhive të ngarkuar nga Kadri Veseli për të shkaktuar ndotje akustike, s’është asgjë tjetër, përveç se tentim i lodhët për ta maskuar rënien e dukshme të kësaj partie. Megjithatë, gjendja e PDK’së është e rëndë. Jo që nuk mund të ia fshehin këtë gjendje, por nuk ka kush që e shpëton. /Telegrafi/