LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Vetëm të bashkuar mund ta tejkalojmë krizën e të vazhdojmë përpara

Haradinaj: Vetëm të bashkuar mund ta tejkalojmë krizën e të vazhdojmë përpara

Kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në qytetin e Vushtrrisë.

Nga atje, Haradinaj tha se vetëm së bashku mundemi ta kalojmë këtë krizë dhe të vazhdojmë përpara.

‘Me mbështetësit tonë të shumtë në Vushtrri u pajtuam se vetëm të bashkuar mund të tejkalojmë krizën e të vazhdojmë përpara’, ka thënë Haradinaj.


Më tej Haradinaj tha se Aleanca është adresa e mbrojtjes së vlerave kombëtare.

‘Me të drejtë e theksoj se Aleanca është adresë e mbrojtjes së interesave kombëtare, balancimit të pushteteve, rrugëtimit drejt NATO-së, apo referendumit për bashkim me Shqipërinë’, u shpreh ai para të pranishmëve. /Telegrafi/