LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Vetëm disa muaj na ndajnë nga liberalizimi i vizave

Haradinaj: Vetëm disa muaj na ndajnë nga liberalizimi i vizave

Një ditë pas kthimit nga Brukseli kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se vetëm disa javë apo muaj e ndajnë Kosovën nga liberalizimi i vizave.

Haradinaj këtë deklaratë e dha gjatë vizitës që bëri sot në Odën Ekonomike të Kosovës, me ç’rast u takua me kryetarin e ri të këtij institucioni, Berat Rukiqin.

Haradinaj pas takimit u shpreh se pas marrjes së rekomandimit pozitiv dje nga Komisioni Evropian kanë mbetur edhe disa aspekte implementuese drejt lëvizjes së lirë.


“Kosova ka kryer plotësisht kriteret për liberalizim është edhe një aspekt implementues procedural, është për të gjitha vendet jo vetëm për Kosovën kështu ka ndodhur, pra janë disa javë apo pak muaj deri në finale , por unë jam i sigurt që jemi në rrugë të drejtë se do i kryejmë punët pra edhe këtu i kemi kryer që dje me u than që është me meritë, por do t’i kryejmë punët edhe deri në ditën kur do të lëvizim të lirë“, u shpreh Haradinaj. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
​Haradinaj në Ferizaj: Kosovën e anëtarësoj në NATO më shpejt se kushdo tjetër

​Haradinaj në Ferizaj: Kosovën e anëtarësoj në NATO më shpejt se kushdo tjetër

Politikë
Kalo në kategori