LAJMI I FUNDIT:

​Haradinaj në Ferizaj: Kosovën e anëtarësoj në NATO më shpejt se kushdo tjetër

​Haradinaj në Ferizaj: Kosovën e anëtarësoj në NATO më shpejt se kushdo tjetër

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati për kryeministër nga “Koalicioni për Kosovën Fituese”, Ramush Haradinaj, u zotua se Kosovën do ta anëtarësojë në NATO më shpejt se kushdo tjetër.

Në tubimin elektoral në Ferizaj, Haradinaj tha se me atë kryeministër do të ulet edhe çmimi i energjisë elektrike.

“Po ju garantoj se edhe pse s’jam kryeministër, por si opozitar kam punuar për anëtarësim në NATO. Ju garantoj se me qenë kryeministër, po ju siguroj se e përfundojë më mirë dhe shpejt se kushdo tjetër në këtë vend… S’guxon me u rritë çmimi i energjisë. Këtë po e bëj si premtim dhe po iu them se nuk rritet më çmimi i energjisë në Kosovë. Nuk po ju garantoj se kushdo tjetër që vjen që s’e rritë. Mua më janë munduar me rritë çmimin rrymës nja 3-4 herë por i kam kthyer prapa….për tri vjet nga dita e qeverisë e uli çmimin e energjisë”, tha ai.


Ai ka kritikuar kryeministrin aktual, Albin Kurti i cili sipas tij, i ka lënë fëmijët në shtëpi për 45 ditë “vetëm se s’i jepte 50 euro mësimdhënësve, e tash po thotë qytetarëve se “po më thoni babë se dëshironi me m’i dhanë fëmijët e juaj me i rritë unë”.

“Po thotë dikush se po më thirrni kështu e ashtu se po doni me m’i dhanë fëmijët me iu rritë. Ai i njëjti na i ka lënë fëmijët në shtëpi diku 45 ditë për 50 euro që s’ua jepte mësimdhënësve. Ai që i do fëmijët e Kosovës, i do mësimdhënësit, i rritë pagat dhe ndërton çerdhet që si ka ndërtuar. Cila logjikë thotë se po m’i jepni mua fëmijët e unë po i poshtëroj mësimdhënësit”, theksoi Haradinaj.

Simpatizantëve në Ferizaj iu drejtua edhe partneri i koalicionit të AAK-së, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili adresoi akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Ai tha se qeveria Kurti ishte një mashtrim i madh që u kthye në zhgënjim për qytetarët e Kosovës.

“Aty [Kurti] doli një mashtrim i madh. Katër vjet na treguan se ato ishin premtime mashtruese dhe u kthyen në një zhgënjim dhe dëshpërim të madh për qytetarët e Kosovës. Le të shërbejë kjo për të gjithë qytetarët të cilët ndihen të mashtruar dhe zhgënjyer të ndjekin shembullin e Haki Abazit për ta larguar këtë qeveri mashtruese nga Kosova…Ata hipin në Prishtinë, vijnë nëpër autostradë të Ferizajt, dhe vijnë këtu shpifin, rrejnë dhe shajnë se është shkatërruar Kosova se 20 vjet. Nga kalove ti kur erdhe deri në Ferizaj….Ne i kemi bërë ato vepra, ju kaloni në vepra tona. Prandaj kjo është të fitojë Kosova dhe të mos fitojë një parti politike”, theksoi Limaj.

Edhe kandidatët për deputetë të koalicionit AAK, Nisma, Konservatorët dhe Forumi Intelektual E30, IDEAL kërkuan votën për, siç thanë, ndryshimin e Kosovës.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Drejtësi
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Mediat evropiane: Bedri Hamza mund të sjell qasje të re në qeverisje

Mediat evropiane: Bedri Hamza mund të sjell qasje të re në qeverisje

Lajme
Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës - Njëri i akuzuar dënohet me 3 vite burgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite burgim

Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës - Njëri i akuzuar dënohet me 3 vite burgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite burgim

Lajme
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

Lajme
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Kalo në kategori