LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Unë ia kam tregu mexhën Serbisë

Haradinaj: Unë ia kam tregu mexhën Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se e ka prishur koalicionin qeverisës për shkak se Kosova po shkonte drejt ndarjes.

Haradinaj në “Debat Plus”, të RTV Dukagjinit, ka thënë se se ka pasur presion të shumtë nga Bashkësia Ndërkombëtare si dhe presion të brendshëm për ndarjen e Kosovës, përcjell Telegrafi.

“Ju kam thënë edhe Bashkësisë Ndërkombëtare mos shkoni në këtë rrugë, se kjo për me nda Kosovën nuk mund të bëhet. Unë e kam ndëshku vetën dhe koalicioni tim. Për shkak se koalicioni ka qenë duke shkuar drejt ndarjes së Kosovës. Taksa ka qenë vetëm pretekst. Për këtë arsye e kam prishë koalicionin”, ka pohuar ai.


https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2731088966915069/

Haradinaj ka thënë se nuk ka dashtë t’ia hekë taksën Serbisë dhe të dorëzohet.

“Nuk e largojë taksën edhe nëse çmenden”, ka shtuar ai.

Ai po ashtu ka thënë se nëse Albin Kurti bëhet kryeministër dhe e heq taksën, ai do të bëjë gabim të madh.

“Nëse Albini e largon taksën e bën një gabim të madh të pafalshëm dhe të pariparueshëm. Mendoj që është gabim të hiqet taksa, unë kam shkuar në shtëpi, e kam mbrojt vendim tim dhe ia kam tregu mexhen Serbisë dhe jam me fytyrë në shtëpi”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij

Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij

Lajme
Kalo në kategori