LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: “Trepça” do të mbështetet edhe nga opozita

Haradinaj: “Trepça” do të mbështetet edhe nga opozita

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar se nesër do ta përkrahin pozitën në lidhje për ligjin për ndërmarrjet publike.

Për Haradinajn dita e nesërme “e vetmja ditë e kësaj Qeverie” që në Parlament do të sjell një projektligj për amendamentim e që do të ketë edhe mbështetjen nga opozita.

“Fjala është për Trepçën, që duhet t’i ndërrohet statusi dhe t’i kthehet shtetit (në ndërmarrje publike). Por, këtu duhet të parashtrohen tri pyetje: A do të përfshihen të gjitha asetet e Trepçës në këtë Ligj, apo vetëm miniera e Trepçës? Kush do të jetë bartës i obligimeve në të kaluarën e Trepçës dhe sa është kostoja e tyre? A është ky ligj për të gjitha ndërmarrjet shoqërore për tu bartur në asete publike, apo vetëm për Trepçën?”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.