Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka hedhur kritika ndaj Qeverisë sa i përket menaxhimit të parasë publike.
Haradinaj në emisionin Infobox në RTV Dukagjini, thotë se Qeveria këtë vit ka vendosur të mos bëjë investime kapitale në rrugë e projekte të mëdha infrastrukturore dhe sipas tij ka mjaft para në buxhet për t’i përdorur për zbutjen e situatës së rëndë ekonomike.
“Ka rrezik që në fund të këtij viti të ketë suficit buxhetor për mos shpenzim të parave”, deklaroi ai.
I pari i AAK-së duke folur për vendimin e sotëm të Qeverisë, thotë se ndihma për fermerët është veprim i vonuar.
“Kursimi i buxhetit derisa njerëzit vuajnë është veprim i gabuar. Nuk veprohet ashtu. Buxheti duhet investuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se nëse nuk veprohet shpejtë me Ligjin e Pagave, Kosova rrezikon të braktiset nga rinia.
“Paratë që Kurti i ka shpenzuar për dy seanca të Kuvendit do të ishte mirë të shpenzohen për ndonjë ekspertizë për Ligjin e Pagave…Kosova ka para mjaftueshëm para për të zbatuar Ligjin e Pagave”.
Haradinaj ka kritikuar Kurtin edhe në raport me refuzimin e disa projekteve energjetike.
Ai thotë se kryeministri ka bërë gabime që ka refuzuar dy projektin energjetik nga kompania Contour Global dhe gazsjellësin e mbështetur nga fondet e MCC amerikane.
“Është tragjike çfarë i kanë bërë këta njerëz këtij populli. Jam i bindur se këta njerëz do të japin llogari për një pozicion të tillë. Të refuzohen 200 milionë euro të dakorduara nga Presidenti Biden për të zgjidhur problemet energjetike të Kosovës, me arsyetimin se po na del shtrenjtë, e tash askush nuk e di sa do të na kushtojë megavati”, deklaroi tutje Haradinaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës