LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takim bilateral me Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq

Haradinaj takim bilateral me Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq

Paqja rajonale, forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe politik, dhe rruga e përbashkët evropiane e të dyja vendeve, ishin temat e diskutimit në takimin bilateral që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi me Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq.

“Kosova ka interes të ketë bashkëpunim të mirë me të gjitha vendet e Ballkanit dhe Bosnja dhe Hercegovina është një nga vendet me të cilat ne duhet të kemi partneritet korrekt politik dhe ekonomik. Ne na pret një rrugë e përbashkët, rruga evropiane”, tha Kryeministri Haradinaj.


Ndërkaq, Kryetari Zvizdiq tha se ndërtimi i paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor mbetet një synim i përhershëm i Bosnjës dhe Hercegovinës, bashkë me bashkëpunimin ekonomik mes dyja vendeve.

Në këtë takim u diskutua edhe për mundësinë e heqjes së vizave në mes të dyja vendeve, si një hap i domosdoshëm për zhvillimin e raporteve ekonomike, por njëkohësisht edhe për lëvizjen e lirë të shumë qytetarëve, familjarë që jetojnë në Kosovë dhe në Bosnje.

Takimi i sotëm në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës me Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq u zhvillua në margjinat e Samitit të Parë Digjital të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 50.91 për qind e votuesve në diasporë

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 50.91 për qind e votuesve në diasporë

Lajme
Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Lajme
Donika Gërvalla voton në Gjermani

Donika Gërvalla voton në Gjermani

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Lajme
Kalo në kategori