Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, sot ka qëndruar në Junik, ku me këtë rast është bërë promovimi i Programit Zgjedhor, kandidatit për kryetar komune Agron Kuçit dhe kandidatëve për Kuvendin Komunal.
Ai tha se Juniku në kohë lufte ka qenë shtëpia e gjithë Kosovës, ku përulemi para kontributit tuaj në atë kohë të vështirë.
“Kur po i shoh këto pisha, po ma kujtonë kohën kur Juniku ka qenë shtëpia e gjithë Kosovës dhe e UÇK-së, e krejt atyre njerzëve që ju kanë kushtuar lirisë. Dhe si sakrificën e juaj, mundin e juaj, po edhe luftën e juaj dhe vërtët përulemi para kontributit tuaj në atë kohë të vështirë”, tha Haradinaj.
“Për mua nuk ka pas ditë më të gëzuar, se sa dita kur u kriju komuna e Junikut. Jam ndje si me hek një përgjegjësi prej vetës sepse fatin e Junikut, ja kemi dërguar junikasëve, tash fati i Junikut është në dorën tuaj, kjo është diçka e mrekullueshme”, shtoi ai.
Më tej Haradinaj tha se Juniku prej që është bërë komunë në vete ka marr një fizionomi të veten ku qeverisja transparente vlerësohet nga institucionet ndërkombëtare.
“Më vjen mirë që pas një kohe të gjatë Juniku ka fillu me marr një fizionomi të vetën si komunë, si në infrastrukturë, po keni fillu me i vendos edhe vlerat e juaja, vendosjen e kullave. Po, e rëndësishme është edhe qeverisja transparente edhe ajo e vlerësimit të tillë nga institucionet ndërkombëtare, ku Juniku është kthy në adresë e respektueshme”, tregoi Hsradinaj.
“Dua të ju falënderoj të gjithve po ashtu edhe juve kryetar Agron. Një respekt i veçantë nga unë është për ata që nuk janë më në jetë. Juniku është specifikë dhe i veçantë me vlerat e veta. E rëndësishmja për mua është që mos me u korit me Junikun, se unë gjithmonë kam pas dëshirë me tregu respektin që e kam ndaj jush, e këtë besoj që e kam arritur”.
Haradinaj tutje tha se nëse dëshirjomë ta mbrojmë atë që ne e kemi kriju duhet me u bazu në dy vlera, me i respektu të gjithë ata që sakrifikuan për luftë dhe me forcu sigurin e vendit.
“Çdo herë flasim për reform dhe vizon, po mos harroni është e juaja a jeni të zot me mbrojtë, atë që nuk e mbroni nuk është e juaja. Që i bjen as liria, as prona, as kurgjë nuk është e jona nëse nuk jemi të zot me mbrojtë. E për me u mbrojtë Kosova edhe me ekzistu shteti i Kosovës ashtu siç me ekzistu komuna e Junikut, duhet me u bazu në dy vlera. E para është me i respektu ata që kanë sakrifiku për liri, po jo vetëm ushtarët, po edhe intelektualët dhe gjithë të tjerët. E dyta është me forcu Ushtrinë, sigurinë se nuk bënë pa siguri, ushtri dhe intelegjencë. Jo kundër popullit, po për populln tënd’, tha ndërr të tjera Haradinaj.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Arrijnë votat e para nga diaspora
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?