LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj përmes një video flet për betejat që e presin Kosovën

Haradinaj përmes një video flet për betejat që e presin Kosovën

Kandidati për president të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar një video dokumentar, ku rrëfehet angazhimi dhe përkushtimi i tij gjatë periudhës së luftës e më tej.

Haradinaj ka treguar se që në ditët e para ishte pjesë e luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar në 21 vitet e fundit, por dashuria, angazhimi dhe përkushtimi im për vendin mbetet i njëjtë. E kam parë gjithmonë si detyrë, t’i shërbej Atdheut atje ku mund ta bëj më së miri. Së pari si ushtar, pastaj si Kryeministër dhe tani edhe si President”, ka shkruar Haradinaj krahas videos së publikuar në rrjetin social Facebook.


Tutje, ai është shprehur se edhe pse Kosova jeton në paqe, beteja e fundit për Kosovën nuk është zhvilluar ende.

“Beteja për njohjen tonë të plotë, për një të ardhme të sigurt dhe të prosperuar për Kosovën dhe brezin tonë të ri, që siguron anëtarësim në NATO, BE dhe OKB, kërkon një President të fortë, që punon për interesat tona shtetërore dhe është i gatshëm të ballafaqohet me Serbinë e Vuçiqit”, ka përfunduar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori