LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për draftin e Asociacionit: Shqetësohemi se ka ndërhyrje në rendin kushtetues

Haradinaj për draftin e Asociacionit: Shqetësohemi se ka ndërhyrje në rendin kushtetues

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se kanë shqetësime për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, megjithatë theksoi se Gjykata Kushtetuese duhet të sqarojë nëse është në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Haradinaj ka thënë për KosovaPress, se nëse në të njëjtën kohë nuk vjen edhe anëtarësimi në NATO, vendi ynë mund të hyjë në një periudhë të rrezikshme me implementimin e draftit të tillë.

“Ne kemi disa shqetësime lidhur me statusin e asociacionit ashtu siç është prezantuar Asociacioni. Përpos preambulës që thirret me rezolutën 1244 dhe komisionit të arbitrazhit që del nga sistemi i drejtësisë, kemi edhe shqetësime tjera, të gjitha këto shqetësime do t’i adresojmë, shpresojë edhe në kuadër të shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese për shkak se partitë politike kualifikohen si palë e kur dokumenti të jetë në shqyrtim në gjykatë, ne do të shkojmë t’i paraqesim këto shqetësime tona…


Pas takimit me Lajçakun jam deklaruar se kemi shqetësime në dokument dhe do t’i shqyrtojmë këto shqetësime dhe besoj që dokumenti i tillë është shqetësues për Kosovën dhe nëse në të njëjtën kohë nuk vjen njohja veriore për anëtarësim në NATO, Kosova mund të hyjë në një periudhë të rrezikshme me implementimin e draftit të tillë”, u shpreh Haradianaj.

Kryetari i AAK-së theksoi se garancinë për draft-statutin duhet ta jap Gjykata Kushtetuese për shkak se ka ndërhyrje në rendin kushtetues.

“Po mendoj që garancinë duhet të jap Gjykata Kushtetuese, vetëm ajo duhet të sqarojë nëse është në përputhje me Kushtetutën e vendit, e ne kemi shqetësime se ka ndërhyrje në rendin kushtetues të Kosovës. Kosova duhet t’i kthehet vetes më shumë qeverisjes, zhvillimit ekonomik , është viti kur rrezikohemi me ik shumë të rinjtë dhe duhet t’i kthehemi partnerëve, aleatëve, sigurisë, Amerikës dhe BE-së”, tha Haradinaj.

Përndryshe, qëndrimi i Haradinajt vjen pasi kryesia e kësaj partie ditë më parë ka shqyrtuar draftin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i cili është propozuar nga pesëshja evropiane.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori