LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për dëshmorët e Prishtinës: Ta ruajmë këtë liri si vlerën më të shenjtë

Haradinaj për dëshmorët e Prishtinës: Ta ruajmë këtë liri si vlerën më të shenjtë

Kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, ka thënë “ta ruajmë këtë liri si vlerën më të shenjtë dhe të përulemi me admirim para të rënëve”.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, mes tjerash shkroi se misioni ynë historik u realizua ‘Fal heroizmit të luftëtarëve dhe sakrificës së martirëve, të cilët gjithmonë do të jenë frymëzim dhe udhërrëfyes në ndërtimin e të sotmes dhe të ardhmes sonë’.

Postimi i plotë i Haradinajt:


“Në Ditën e Dëshmorëve të komunës së Prishtinës, kujtojmë trimërinë, vendosmërinë e guximin e luftëtarëve të Brigadës 153 Hyzri Talla, gueriljes BIA, të gjithë Dëshmorët e Martirët e Lirisë.

Në këtë ditë, kujtojmë të rënët në masakrën e Makocit dhe Betejën e Marecit.

Fal heroizmit të luftëtarëve dhe sakrificës së martirëve, të cilët gjithmonë do të jenë frymëzim dhe udhërrëfyes në ndërtimin e të sotmes dhe të ardhmes sonë, ne realizuam misionin tonë historik.

Ta ruajmë këtë liri si vlerën më të shenjtë dhe të përulemi me admirim para të rënëve.

Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Lajme
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme

"Politika për barazi, jo paga për riprodhim", aksion simbolik me tym të kuq para Kuvendit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori