LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj nga Klina: Si president i kryej punët pa e pyetur Serbinë, si për ushtrinë e Trepçën dikur

Haradinaj nga Klina: Si president i kryej punët pa e pyetur Serbinë, si për ushtrinë e Trepçën dikur

Kandidati i AAK-së për president, Ramush Haradinaj, po vazhdon të flet hapur në fushatë edhe për dialogun me Serbinë.

Haradinaj në tubimin zgjedhor në Klinë, theksoi se nuk mund të vazhdohet gjithmonë kështu siç jemi në pritje, por duhet të definohet çështja përfundimisht me Serbinë̈ dhe në raport me ndërkombëtarët.

“Na kemi thënë “Bac u kry” për çdo vjet, por kur po e analizojmë mirë po del që s’u kry hala. Edhe na një ditë duhet me qenë në gjendje me thonë u kry bac, se nuk mundemi përjetë me nejtë pa definu statusin tonë ndërkombëtar, përjetë të pa marrun vesh me Serbinë. Pra jemi në atë finalen, nëse dojmë “Bac, u kry”. Kjo finale është me Serbinë, se Serbia po na bllokon”, ka thënë Haradinaj.


Sipas tij, ai do ia lehtësojë punët edhe Serbisë, sepse do i bëj disa gjëra për Kosovën pa e pyetur Serbinë.
“Unë kam një përvojë me u ballafaqu me Serbinë dhe me ua thënë të drejtën ua lehtësoj edhe atyre, se i kryj do punë pa i pyet, e atëherë ata e kanë më lehtë”, ka shtuar ai.

“Me i pasë pyet për ushtri i kishim qitë në telashe, me i pasë pyet për Trepçë i kishim qitë në telashe, me i pasë pyet për pavarësim energjetik i kishim qitë në telashe, na ua kemi lehtësu, i kemi kryer punët tona. O kah lypet edhe njëherë me ardhë qajo frymë me e udhëheq vendin, ajo frymë është edhe çlirimtare por edhe vizion. E ai vizion na ka ndihmu ne që një ditë me kone aleatë me NATO-n”, përfundoi Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Kalo në kategori