LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Marrëveshjet një nga një janë strategji e Serbisë për të blerë kohë e për ta vonuar Kosovën, koha për marrëveshjen finale

Haradinaj: Marrëveshjet një nga një janë strategji e Serbisë për të blerë kohë e për ta vonuar Kosovën, koha për marrëveshjen finale

Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka komentuar marrëveshjen për dokumente mes Kosovës e Serbisë.

Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se kjo është shenjë e mirë e vetëdijësimit se marrëveshjet duhet të zbatohen.

“Dakordimi që të zbatohet një marrëveshje për dokumentet, e arritur qysh në vitin 2011, është një shenjë e mirë e vetëdijësimit se marrëveshjet duhet të zbatohen. Është për keqardhje që është dashur të pritet kaq gjatë e të shpenzohet kaq mund e energji për zbatimin e një marrëveshjeje që mundëson lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dyja vendeve”, ka shkruar Haradinaj.


Ai ka thënë se është strategji e Serbisë që marrëveshjet të ndodhin një nga një.

Borrell: Kemi marrëveshje, Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës
Lexo po ashtu Borrell: Kemi marrëveshje, Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës

“Marrëveshjet një nga një janë strategji e Serbisë për të blerë kohë e për ta vonuar Kosovën”, ka shtuar ai.

Sipas tij, vetëm me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të ndodh marrëveshja finale.

“Interesi shtetëror, nacional e qytetar i Kosovës është marrëveshja përfundimtare për njohje, e cila mund të arrihet vetëm me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pa ndihmën e të cilës nuk do të fillonte as zbatimi i marrëveshjes për dokumentet e identifikimit”, ka thënë i pari i AAK-së.

Haradinaj ka potencuar se është koha që Serbia ta njoh Kosovën shtet.

“Kanë kaluar njëzetë e sa vjet ç’prejse është krijuar një realitet i ri në Kosovë dhe mbi katërmbëdhjetë vjet qysh Kosova është shpallur shtet sovran dhe i pavarur. Tash është koha e duhur që dialogu të kalojë në një nivel tjetër dhe Serbia ta njoh Republikën e Kosovës”, ka përfunduar Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori