Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka folur lidhur me Gjykatën Speciale, dialogun Kosovë-Serbi dhe kërkesën e Serbisë për përfshirje në hetime në rastin e Oliver Ivanoviqit.
Haradinaj në këtë konferencë për media duke folur rreth Gjykatës Speciale tha se Kosova është e interesuar të zbardhë çdo dyshim të së kaluarës.
“Deri tani e kemi bë me nderin më të madh në të gjitha instancat. Kosova do të jetë e gatshme për të zbardh të vërtetën për luftën e lavdishme të UÇK-së”, tha Haradinaj.
Kreu i ekzekutivit të vendit ka folur edhe lidhur me pohimet se Serbia ka kërkuar përfshirjen në hetime në rastin e Oliver Ivanoviqit.
“Juridiksionin për hetime në Kosovë e kanë institucionet e Kosovës”, tha Haradinaj, duke shtuar se EULEX-i dhe UNMIK-u nuk kanë kompetencë të japin autorizime të tilla.
“Të vetmit ata që kanë kompetencë të japin autorizime të tilla janë institucionet e Kosovës”, tha kryeministri, duke shtuar se një kërkesë e tillë nuk iu është dorëzuar institucioneve të vendit.
Ai tha se ajo çfarë është kërkuar është shkëmbim informatash, e që për këtë janë pro edhe institucionet e Kosovës pasi rasti Ivanoviq ndërlidhet edhe me njerëz dhe akterë që nuk janë vetëm në Kosovë.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka thënë Qeveria e re e Kosovës ka identifikuar gjendjen lidhur me marrëveshjet e arritura.
Sipas tij, shumica e marrëveshjes janë në interes të qytetarëve të vendit, si ajo për energjinë por që nuk po zbatohet.
“Nuk shkojmë në dialog për me zgjat jetën dialogut. Po këtë e mendojmë si fazë finale para dialogut final që ka të bëjë me njohjen e Kosovës”, tha ai, duke shtuar se kanë kërkuar para BE-së që të kalohet në fazën finale të marrjes së njohjes për Kosovën. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shaqiri: Është prolonguar ligji për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat
SPAK u sekuestron 10 milionë dollarë kriptovaluta vëllezërve Çopja dhe pasuri të tjera të patundshme
Altin Krasniqi takon banorët e fshatit Krajkova dhe Damaneku: Ne kemi vepra të dëshmuara në të kaluarën dhe program të qartë për të ardhmen
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!