LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Implementim i masave nga ERA, plus i madh për liberalizim të vizave

Haradinaj: Implementim i masave nga ERA, plus i madh për liberalizim të vizave

Në rend dite të mbledhjes së Qeverisë ishte edhe zbatimi i programit kombëtar të MSA-së, për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, ku për këtë raportoi ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, e cila tha se institucionet e Kosovës kanë bërë progres dhe kërkoi që për këtë të këtë zbatueshmëri edhe më të lartë.

Për këtë kryeministri Ramush Haradinaj tha se implementimi i masave të dala nga ERA do të ishte një plus i madh për liberalizmin e vizave.

Qeveria ndër të tjera mori vendime edhe për ndarje në shfrytëzim të pronave të komunave, me kërkesë të komunës së Prizrenit, Podujevës, Ferizajt, Rahovecit dhe Istogut.


Ministri i Financave Bedri Hamza në lidhje me kërkesat nga komunat e lartpërmendura tha se duhet pasur kujdes, duke shikuar ndikimin financiar në këtë drejtim.

Qeveria po ashtu mori vendim për shpronësimin e qarkores së Gjakovës, përkatësisht pjesa e rrugës Gjakovë-Prizren si dhe ka marr vendim për shpronësimin e pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i Kullës së Demë Ahmetit me qëllim të shndërrimit të saj në Shtëpi – Muze.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
​Haradinaj në Ferizaj: Kosovën e anëtarësoj në NATO më shpejt se kushdo tjetër

​Haradinaj në Ferizaj: Kosovën e anëtarësoj në NATO më shpejt se kushdo tjetër

Politikë
Kalo në kategori