Opozita maqedonase konsideron se Qeveria është e paaftë për të çuar para procesin euro-integrues, andaj edhe nuk pret marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian.
Duke komentuar paralajmërimin e kryeministrit Zoran Zaev në Bruksel, se Qeveria mund të bjerë në rast të mosmarrjes së datës, nga OBRM-PDUKM-ja thonë se gjasat janë të vogla që BE-ja të vendosë për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, para së gjithash për shkak të mospërmbushjes së kushteve për anëtarësim.
“Gjasat janë të vogla. Ka mundësi, por ato janë shumë të vogla, kjo para së gjithash për shkak se ende nuk i kemi bërë detyrat si duhet. Sikur të kishim një dosje të shkëlqyer sa i përket përmbushjes së obligimeve, do të ishte shumë e vështirë që të refuzoheshim, në veçanti pas Marrëveshjes së Prespës”.
“Por, është e qartë se ende nuk kemi përmbushur detyrimet. Paramendoni një shtet si Gjermania që ka qenë mbështetësja më e fuqishme, tani ka dilema dhe kërkon që çështja e datës të mbetet për në vjeshtë”, ka deklaruar Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM-ja.
Dimovski ka sqaruar edhe qëndrimin e kësaj partie, e cila, sipas tij, nuk është kundër hapjes së negociatave, siç tenton ta paraqesë pushteti në opinion.
“S’ka dilema, OBRM-PDUKM-së i përgjigjet marrja e datës apo fillimi sa më parë i bisedimeve për anëtarësim pasi kjo do të hapte kapitujt 23 dhe 24 që përfshijnë shtetin ligjor dhe më pushteti nuk do të mund të nisë procedura gjyqësore sipas dëshirave të dikujt tjetër, pra do të ketë monitorime të asaj çfarë ndodh në Gjyqësor”.
“Veç kësaj, OBRM-PDUKM-ja, pavarësisht kritikave, ka punuar për procesin integrues dhe gjatë qeverisjes së saj Maqedonia ka marrë tetë raporte pozitive me rekomandimin për hapjen e negociatave, por pengesa kryesore ka qenë kontesti me Greqinë”, ka thënë Dimovski, duke përsëritur edhe një herë qëndrimin kundër përmbajtjes së Marrëveshjes së Prespës.
Kryeministri Zaev të mërkurën në Bruksel, ku kishte takime me përfaqësues të lartë të BE-së, tha se Maqedonia e Veriut ka marrë vendime shumë të rënda dhe me të drejtë pret që kjo të shpërblehet, por nëse ndodh e kundërta, që vendi të mos i nisë bisedimet për anëtarësim, atëherë me gjasë qeveria e tij do ta humbë mbështetjen.
“Nëse vendosin që të mos e caktojnë datën, kjo do të ishte mundësi për rrëzimin e Qeverisë. Kjo Qeveri stabile me gjithë këto vendime pozitive, me siguri se menjëherë do të humbë shumicën në Kuvend, pasi deputetëve u kemi premtuar që me siguri se do të marrim mendim pozitiv nga Bashkimi Evropian nëse ecim përpara”.
“Para nesh kishim dy punë; ndryshimin e Kushtetutës dhe sigurimin e dy të tretave për kalimin e ndryshimeve për ndërrimin e emrit kushtetues, një çështje kjo shumë e ndjeshme. Çështja e dytë ka të bëjë me konsensusin e arritur në Kuvend dhe për këtë u desh shumë punë, net të tëra pa gjumë, por ia arritëm dhe tani nëse BE-ja nuk cakton datën, Qeveria do të bie menjëherë dhe do të duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar Zaev.
Njohësit e çështjeve politike, gjithashtu, flasin për pasoja nëse Maqedonia e Veriut nuk nis së shpejti negociatat për anëtarësim pas raportit pozitiv të Komisionit Evropian dhe rekomandimit për hapjen e bisedimeve.
“Mosdhënia e datës për nisjen e bisedimeve do të nënkuptonte dëshpërim dhe ulje të shpresës për përparim dhe mirëqenie në vend. Një dëshpërim i tillë mund të sjellë edhe pasoja tjera sa i përket rritjes së migrimit pasi shumë të rinj do të vazhdojnë të ikin nga vendi në kërkim të një jete më të mirë”.
“Pasoja do të ketë në ekonomi, në investime dhe në sfera tjera. Qytetarët kanë presin që vendi të shpërblehet të paktën për Marrëveshjen e Prespës dhe çdo dështim sa i përket datës, pa dyshim që do të reflektohet edhe në rënien e mbështetjes për Qeverinë”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Sasho Klekovski, njohës i çështjeve politike.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, të martën ka bërë të ditur se ende nuk ka pajtim të plotë ndërmjet vendeve anëtare të BE-së për të autorizuar hapjen e negociatave të pranimit për Maqedoninë e Veriut. Jozyrtarisht vendet që hezitojnë hapjen e negociatave janë Gjermania, Franca e Holanda./Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania