Bedri Hamza, i nominuari i PDK-së për kryeministër, e ka kritikuar Qeverinë aktuale për mënyrën se si po e menaxhon ekonominë e vendit.
Ai, në “Debat Plus”, tha se paga mesatare nga viti 2014 deri në 2022 është rritur vetëm 29%, kurse në Shqipëri mbi 100% e në Maqedoni më shumë se 70%.
“Në 2014 paga mesatare ka qenë 403 euro. I kam të dhënat deri më 2022, është 521 euro. Rasti i Kosovës, 29% rritje, Shqipëria në 2014, e ka pasë pagën mesatare më të vogël 325 euro, sot e ka 678 euro. Në Kosovë 29%, në Shqipëri sot më shumë se 100%. Maqedonia, në vitin 2014, 511 euro paga mesatare, sot 894, rritje për më shumë se 70%”, tha ai.
Hamza tutje tha se qytetarët e Kosovës po jetojnë më keq tash se para katër vjetësh, për shkak të inflacionit.
“Nëse në 2019, 2018 ke ble një shportë me mallra me 100 euro, sot nevojiten më shumë se 150 euro. Në kumulativ, norma e inflacionit, viteve të fundit, është diku, vetëm për një vit ka qenë 11.6 për vitin 2022, vetëm për një vit. Nëse e marrim në kumulativ, del 23.5%. Nëse e marrim shportën e konsumatorit, të shumicës qytetarëve, sepse në mesatare hyn këto të lluksit, po e marrim vetëm ushqimin, del 36.3, nëse i marrim vetëm produktet bazike, sigurisht më shumë. Kjo e ka varfëru qytetarin, sot nuk po emigrojnë vetëm ata që s’kanë punë, por edhe ata që kanë punë”, tha ai.
Hamza, ka premtuar se do t’i rrisë pagat në sektorin publik, sepse sipas tij, këta punonjës e meritojnë të kenë mirëqënien për vete dhe për familjet e tyre
“Unë po ju siguroj dhe garantoj, dhe këtë e dinë edhe mjekët, edhe arsimtarët, edhe mësuesit, edhe profesorët, edhe ushtarët, edhe policët, edhe zjarrfikësit, edhe shërbyesit civilë që do t’jua rrisë pagat sepse kanë nevojë që në fund të muajit të kenë mundësi ta kenë mirëqenien për vete dhe familjet e tyre”, ka deklaruar ndër të tjera Hamza.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës