LAJMI I FUNDIT:

Haliti: Veseli vendosi vet për Haradinajn, por nuk ka pakënaqësi në parti

Haliti: Veseli vendosi vet për Haradinajn, por nuk ka pakënaqësi në parti

Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës, duke për folur për koalicionin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën, ka thënë se kreu i subjektit të cilit i takon, Kadri Veseli, ka vendosur vet për kandidimin e Ramush Haradinajt për kryeministër.

“Negociatat i ka zhvilluar Veseli, ndërsa ne kemi qenë ndihmës”, ka thënë ai. “Kur Veseli ka vendosur t’ia japë të drejtën Haradinajt për kandidat, vendimin më shumë e ka marrë vet sesa që i ka pyetur organet e partisë. Duke qenë në një pozitë të tillë, është mbështetur unanimisht nga anëtarët. Nuk mund të them se nuk ka pasur pakënaqësi”.

Haliti tutje ka thënë se është i lumtur që pas 15 vitesh krahu i luftës janë bërë bashkë. /Klan Kosova/