LAJMI I FUNDIT:

Haliti mohon akuzat e Qunit, thotë se Ahmet Krasniqi ka premtuar që të gjitha mjetet që disponon do t’ia dorëzojë Shtabit të Përgjithshëm

Haliti mohon akuzat e Qunit, thotë se Ahmet Krasniqi ka premtuar që të gjitha mjetet që disponon do t’ia dorëzojë Shtabit të Përgjithshëm

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti u është përgjigjur akuzave nga deputeti i LDK-së, Anton Quni i cili ka thënë se Haliti ka keqpërdorur fonde gjatë luftës.

Haliti nga foltorja e Kuvendit ka thënë se ka pasur raporte me Ibrahim Rugovën, me Bujar Bukoshin me Bujar Mehmetin me Shaqir Shqirin, e Anton Kolën, duke thënë se me të gjithë ka biseduar herët e deri të  themelimi i fondit kombëtar, e deri te prishja e fondit nga Bujar Bukoshi dhe Ali Aliu- që kanë qëndruar në fondin e 3 për qindëshit.

Ai ka thënë se e njeh mirë edhe fondin e Qeverisë së Kosovës, por nuk dëshiron t’i analizojë këto gjëra.


“Ahmeti ka qenë vullnet mirë, ka premtuar që të gjitha mjetet që disponon qeveria e Kosovës në mërgim do t’ia dorëzojë Shtabit të Përgjithshëm për ta udhëhequr luftën. Ky ka qenë premtimi me shkrim. Me shkrim është”, tha Haliti.

Haliti tha se ka bashkëpunuar me Krasniqin deri sa është vrarë, duke thënë se nuk e ka ditur as kush është Quni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori