LAJMI I FUNDIT:

Haliti: Kush prish raportet e Kosovës me SHBA-në, ka bërë tradhti kombëtare (Video)

Haliti: Kush prish raportet e Kosovës me SHBA-në, ka bërë tradhti kombëtare (Video)

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se prish raportet me SHBA bën tradhti kombëtare.

Haliti,  në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se kush rrezikon vendin dhe interesat e vendit nuk duhet lënë në lloç por në burg.

“Nëse konstatoj se dikush rrezikon vendin dhe pavarësinë e Kosovës, nuk ke çfarë i bën, nuk mund t’i thuash “eja kërcejmë bashkë”…Në aspektin politik shteti vepron me të gjithë mekanizmat e vet për t’u mbrojtur nga armiqtë”.


Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se ligji për tradhti kombëtare parashikon masa të tilla.

“Duhet dërguar në burg duke u bazuar në ligjin për tradhti kombëtare. Në qoftëse dikush i prish marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën ai nuk duhet të qëndrojë askund”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haliti ka thënë se nuk beson se Haradinaj po i prish marrëdhëniet me SHBA-të.

“Unë po besoj që kemi me arritur një marrëveshje të përbashkët për heqjen e taksës…Nuk e thash se Haradinaj ka bërë tradhti. Por nëse unë konstatoj personalisht do ta mbështesja. Jo që do mbështesja por do të duhet të veprojë edhe prokurori i shtetit për të ndaluar veprimet negative për Kosovën që mund të quhen tradhti”, tha ndër të tjera Xhavit Haliti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin

FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Kalo në kategori