LAJMI I FUNDIT:

Hakohen 100 mijë kompjuterë në Kinë për të gërmuar kriptovaluta

Hakohen 100 mijë kompjuterë në Kinë për të gërmuar kriptovaluta

Një grup hakerash në Kinë kanë arritur të hakojnë kompjuterët e përdorur nga internet kafetë për të gërmuar kriptovaluta.

Sipas mediave lokale, policia e qytetit Zhejiang arrestoi 16 të dyshuar të cilët thuhet se kanë fituar 800 mijë dollarë duke hakuar 100 mijë kompjuterë në 30 qytete kineze.

Hakerat fillimisht zhvilluan virusin, i cili do të gërmonte kriptovalutën Siacoin dhe më pas me ndihmën e firmave të mirëmbajtjes së kompjuterëve injektuan virus gjatë proceseve mirëmbajtjes.


Problemi u vu në dukje kur internet kafetë në provincën Rui’An vunë re se kompjuterët ishin ngadalësuar ndjeshëm dhe përdorimi i procesorëve ishte vazhdimisht në 70 për qind.

Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, gjatë kësaj periudhe, nga korriku i 2017-së, vlera e Siacoin u rrit me 400 për qind. /Telegrafi/