LAJMI I FUNDIT:

Hajnat belgë – shpallen budallenj të vitit

Hajnat belgë – shpallen budallenj të vitit

Dy hajna belg, të cilët kishin humbur jetën pas shpërthimit të dinamitit, pasi gabimisht kishin vlerësuar sasinë e eksplozivit që nevojitej për të shkatërruar derën e një banke, janë nderuar postmortum me çmimin e Darwinit për marrëzi.

Ata ishin përpjekur të shkatërronin derën e bankës në qytetin Dinant – mirëpo kishin shfrytëzuar shumë më tepër dinamit sesa që nevojitej për një gjë të tillë. Kështu, shpërthimi i fuqishëm nuk kishte shkatërruar vetëm derën e bankës, por e kishte hedhur në ajër gjithë ndërtesën, e me këtë rast edhe ata kishin vdekur në vendin e ngjarjes.

Shawn Motero nga Florida është radhitur në vendin e dytë. Ai ka humbur jetën kur gjatë vozitjes në autostradë e kishte kapur nevoja për të kryer një proces fiziologjik. Mirëpo, urinimi i kushtoi me jetë.

Motero kishte skajuar veturën e tij në autostradë, kishte kapërcyer një mbrojtëse anësore, në kërkim të një këndi intim për ta kryer nevojën – mirëpo, nuk e kishte ditur se ndodhej në urë. Kështu, menjëherë prapa mbrojtëses, ai kishte fluturuar 20 metra drejt ujit, dhe gjatë përplasjes e kishte humbur jetën. /Telegrafi/