LAJMI I FUNDIT:

Guardiola: Pesë ekipe luftojnë për titull në Ligën Premier

Guardiola: Pesë ekipe luftojnë për titull në Ligën Premier

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk ka dyshime se pesë skuadra janë të përfshira në luftën për titull në Ligën Premier.

City dhe Liverpool janë konsideruar si ekipe serioze për të fituar titullin, e kanë vetëm distancë dy pikëshe në tabelë.

Sidoqoftë, Chelsea, Arsenali dhe Tottenhami janë po ashtu larg vetëm dy pikë pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara.


Dhe, teksa City po bëhet gati të udhëtojë në Londër për t’u përballur me Tottenhamit, Guardiola ka pranuar se janë pesë ekipe në luftë.

“Nuk kam dyshime për këtë. Janë vetë mdy pikë mes katër ekipeve, pesë apo gjashtë. Të gjitha janë ekipe të forta”.

“Shikoni formacionet dhe e kuptoni se Tottenhami është gjithmonë aty. Sigurisht, se ata nuk mund të investojnë shumë në lojtarë për shkak të stadiumit fantastik që kushtoi shumë, por ata janë top ekip. Kam thënë qysh në vitin e parë këtu”.

“Sezonin e kaluar ne bëmë mirë në dy duelet ndaj tyre, por ata kanë trajner të mirë dhe lojtarë të mirë që mund të shkaktojnë shumë probleme”, deklaroi Guardiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera

"U përballëm me një skuadër që shfrytëzoi gabimet tona" - Motta analizon humbjen ndaj Atalantas

Serie A
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Kalo në kategori