LAJMI I FUNDIT:

Guardiola: Liverpooli nuk do të jetë rivali i vetëm për titull në sezonin e ardhshëm

Guardiola: Liverpooli nuk do të jetë rivali i vetëm për titull në sezonin e ardhshëm
Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Pep Guardiola ka folur për sezonin e ardhshëm në Ligën Premier dhe ka shtuar se Manchester City i tij do të ketë më shumë se vetëm një rival për titull.

City e mposhti Liverpoolit me vetëm një pikë në garën për titull të Ligës Premier këtë sezon, në ditën e fundit të sezonit pas një gare të jashtëzakonshme që pa dy klubet të grumbullonin 195 pikë së bashku.

Qytetarët gjithashtu fituan Kupën Carabao dhe Kupën FA për t’u bërë skuadra e parë që fiton tre trofetë në Angli.


Guardiola në rrugë për t'u bërë trajneri më i suksesshëm i të gjitha kohërave, synon rekordin e Fergusonit
Lexo po ashtu Guardiola në rrugë për t'u bërë trajneri më i suksesshëm i të gjitha kohërave, synon rekordin e Fergusonit

Zhgënjimi i vetëm në këtë sezon të përsosur ishte humbja ndaj Tottenhamit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke i dhënë fund shpresave trofeun e madh evropian, por Spurs u mposhtën 2-0 në finale nga Liverpooli.

Liverpooli së bashku me Cityn pritet të jenë përsëri protagonistët kryesorë në garën e titullit në sezonin e ardhshëm, por Guardiola këmbëngul se skuadra e tij do të ketë më shumë kundërshtar në betejën e titullit të Ligës Premier.

Guardiola nuk e sheh vetëm Liverpoolin e Jurgen Kloppit si rival për titull (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Ne kemi një rivalitet mahnitës, por jo vetëm me ta [Liverpoolin]. Ka pesë skuadra të tjera të forta dhe kjo është arsyeja pse Liga Premier është kaq e vështirë”.

“Sezonin e ardhshëm do të fillojmë nga zeroja dhe do të shohim se çfarë ndodh”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Ndërkombëtare
Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Premier League
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

Sport vendor
Kalo në kategori