LAJMI I FUNDIT:

Guardiola: Fitore e mahnitshme ndaj Arsenalit, vazhdojmë drejt titullit të Ligës Premier

Guardiola: Fitore e mahnitshme ndaj Arsenalit, vazhdojmë drejt titullit të Ligës Premier
Pep Guardiola (Getty Images)

Pep Guardiola ka komentuar fitoren e Manchester Cityt në udhëtim te Arsenali me rezultat 3-0.

Qytetarët kanë kryer detyrën e radhës në kampionat duke i mposhtur edhe një herë Topçinjtë me rezultat të pastër, tri ditë pas fitores së tyre në finale të Carabao Cup.

Skuadra e Guardiolas tani duhet të fitojë vetëm pesë nga 10 ndeshjet e mbetura për t’u kurorëzuar kampionë dhe spanjolli këtë fitore e përshkroi si një “rezultat të mahnitshëm” gjatë rrugës së gjatë.


City i pandalshëm, turpëron Arsenalin dhe i largon kokulur ‘Topçinjtë’ nga stadiumi (Video)
Lexo po ashtu City i pandalshëm, turpëron Arsenalin dhe i largon kokulur ‘Topçinjtë’ nga stadiumi (Video)

“Mendërisht ne ishim të fortë, kemi qenë klinikë, kemi shënuar tre gola të jashtëzakonshëm”, ka thënë fillimisht Guardiola për BBC Sport.

Festa e lojtarëve të Cityt tek njëri nga golat e shënuar (Getty Images)

“Pas kësaj nuk ishte e lehtë – 15 minutat e para të pjesës së dytë ishim të varfër, megjithatë, ky është një rezultat i mahnitshëm për ne”.

“Ne jemi jashtë Kupës FA dhe kemi fituar Kupën e Ligës [Carabao]. Tani janë vetëm dy gara, dhe ti lufton për një prej tyre për 10 muaj”.

Arsenal 0-3 Man City: Notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve
Lexo po ashtu Arsenal 0-3 Man City: Notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve

“Këta janë hapat e fundit për të qenë kampionë, vazhdojmë deri në fund. Duhet të fitojmë pesë ndeshje, nuk mendojmë shumë, tani luajmë me Chelsean”.

“Shpresojmë që kemi dëshirën për të fituar, për të qenë skuadra më e mirë në Angli. Ne harrojmë se jemi të lodhur”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Premier League
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

La Liga
Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

La Liga
Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ligat tjera
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Kalo në kategori