LAJMI I FUNDIT:

“Grupi i Tiranës”, Abdixhiku flet për zyrtarët në LVV: Duan ta largojnë Kosovën nga agjenda amerikane

“Grupi i Tiranës”, Abdixhiku flet për zyrtarët në LVV: Duan ta largojnë Kosovën nga agjenda amerikane

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se brenda VV-së ekziston një “Grup i Tiranës” që dikton politikat e këtij subjekti i cili është në pushtet në Kosovë.

Sipas Abdixhikut, ky grup ka për qëllim të krijojë politika anti-amerikane dhe ka kërkuar nga institucionet e sigurisë që t’i hetojnë.

“Shpjegim nuk kam sikur se Grupi i Tiranës që bën politikat shtetërore të Kosovës. Grupi i Tiranës që ka mision politik largimin e Kosovës nga rruga pro-amerikane. Ideologët e VV-së që bëjnë luftë hibride dhe paraqesin shtyllat identitare të programit qeveritar dhe ua shkruajnë fjalimet e të gjithë grupit parlamentar të VV-së.


Ato fjalime e mesazhe politike ndaj aleatëve të Kosovës. Po ti dëgjosh ata, SHBA-ja është shitur. I kërkoj institucioneve të vendit që të bëjnë verifikimin e tyre pasi misioni i tyre është që të prishen marrëdhëniet me partnerin tonë kryesor”, ka thënë ai në Pressing të T7.

Tutje ai ka thënë se nuk ka asgjë kundër Shqipërisë, për të cilën është kritikuar nga eksponentë të pushtetit, por vetëm kundër këtij grupi brenda VV-së.

“Po flas për një grup të Tiranës që familjet i mbajnë jashtë Kosovës dhe vijnë si parashutistë e që po bëjnë politika anti-kombëtare, anti-shqiptare dhe anti-amerikane. Po bëj thirrje për herë të tretë sot. Po flas për këta, e po mundohen të më bëjnë si politikan kundër Shqipërisë. Jo kjo nuk qëndron. Unë me Edi Ramën dhe Sali Berishën kam raporte shumë të mira. Ne bisedojmë”, përfundoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori