LAJMI I FUNDIT:

Grupi Dukat me përfaqësi në Kosovë

Grupi Dukat me përfaqësi në Kosovë

Në Odën Ekonomike të Kosovës të enjten është nënshkruar një kontratë ekskluzive e bashkëpunimi në mes të Lactalis, shpk Prishtinë, pjesë e Ndërmarrjes "Dukat" nga Zagrebi, njëra ndër kompanitë më të njohura të prodhimit të qumështit në regjion dhe Albi commerc, njëri nga shitësit më të njohur në tregun e Kosovës.

Me këtë kontratë Albi commerc, pas një viti të bashkëpunimit të suksesshëm me Industrinë e Qumështit "Dukat" bëhet distributor kryesor i asortimentit të tërësishëm të Grupit Dukat, gjegjësisht të markave kryesore të qumështit, prodhimeve të qumështit dhe djathërave Dukat, Sirela, Ideal Shipka, President dhe Galbani.

Albi Commerce është distributor i prodhimeve më të rëndësishme në tregun e Kosovës. Është themeluar më 1990, inkuadron 342 punëtor, prej të cilëve 20 janë punësuar duke i falënderuar kontratës së nënshkruar me Lactalis.shpk Prishtinë.

Ndryshe me 14 reparte prodhimi në regjion – në Bosnje e Hercegovinë, Serbi, Maqedoni dhe Rumani, Dukati është sot industria udhëheqëse e qumështit në Kroaci dhe rajon, ndërsa marka e prodhimeve "Dukat", është marka kryesore rajonale e prodhimeve të qumështit.


Nga maji 2007, kur bëhett pjesë e Lactalis grup e cila është grupimi më i madh i industrisë së qumështit në botë, Industria e Qumështit "Dukat" e ka marr rolin e Qendrës së Lactalis për zgjerimin e prodhimeve të qumështit në tregun e Evropës Juglindore.

Në të gjitha tregjet ku është prezent, si me prodhimet veta apo me import dhe distribuim Industria e Qumështit Dukat ka pozicionet kryesore, ndërsa markat e prodhimeve Dukat janë fitues të një sërë shpërblimeve dhe mirënjohjeve për kualitet.

Kështu markës kryesore të prodhimeve të qumështit dhe prodhimeve të tij dy vite radhazi nga konsumuesit i është ndarë mirënjohja prestigjioze Trusted brand, si prodhimit më siguri të prodhimeve të qumështit në Kroaci.

Prodhimet e Dukatit këtë vit janë fitues të 7 medaljeve të arta ndërkombëtare për kualitet, të cilat ia ka ndarë Shoqëria e Pavarur Gjermane e Bujqësisë, DLG. /Telegrafi/